Madagaskar

Koha po mbaron për Madagaskarin, laboratorin e fundit dhe më të madh të evolucionit

Shumë shkencëtarë paralajmërojnë se bimë unike të Madagaskarit janë në rrezik zhdukjeje. Ai është një qendër unike evolucionare e mijëra bimëve të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër në botë. Megjithatë,pemët e veçanta, palmat dhe orkidetë e Madagaskarit, të cilat shërbejnë si habitat dhe ushqim për mjaft gjallesa si lloje të veçanta lemurësh dhe kafshësh të tjera, sipas paralajmërimeve të shkencëtarëve po përballen me një rrezik shkatërrimi dhe zhdukjeje të shkaktuar nga erozioni, ndryshimet kilmatike dhe përhapja e agrikulturës.

Madagaskar: Kërpudhat vdekjeprurëse kërcënojnë parajsën e amfibëve

Madagaskari është shtëpia e një grupi marramendës bretkosash, 99 për qind e të cilave nuk janë gjetur askund tjetër në botë. Por një studim i publikuar javën e kaluar zbuloi se ishullit-shtet tani i kanoset larmishmëria biologjike e amfibëve prej kërpudhave chytrid. 7 për qind e të gjithë llojeve të amfibëve në botë jetojnë vetëm në Madagaskar, thotë Molly Bletz, një studiues në Universitetin Braunschweig të Teknologjisë në Gjermani. Chytrid është përgjegjëse për rënien e numrit ose zhdukjen e qindra llojeve të amfibëve nëpër botë.