Madrid

Të kesh zyrën e punës në pyll

Në një pyll në periferi të Madridit është ndërtuar edhe zyra e parë në formën e një ‘tubi aerodinamik’, me çati prej xhami dhe një dritare të madhe transparente që përshkon të gjithë strukturën. Projekti është bërë nga një studio arkitekture spanjolle, Selgas Cano, që ka vendosur t’u ofrojë punonjësve të saj një mjedis komplet në natyrë. Përveç pamjes së bukur, materialet transparente dhe struktura të japin mundësinë e kursimit të energjisë, duke shfrytëzuar sa më shumë dritën natyrale gjatë ditës.