majmun

Konsiderohej i zhdukur prej 80 vitesh, shfaqet majmuni misterioz

Një majmun misterioz dhe i pakapshëm është parë për herë të parë pas rreth 80 vitesh. “Saki Vanzolini” me fytyrë të zezë, ka flokë të zeza dhe këmbët të dallueshme dhe është dokumentuar së pari në vitin 1938. Një ekip që ndërmori një ekspeditë në pyjet tropikale të Brazilit në vitin 1956, hasi vetëm majmunët e ngordhur. Laura Marsh, është shprehur se ishte e para herë që shihte një majmun të këtij lloji të gjallë. Ekspertja e “Saki” tha për National Geographic, “Isha duke u dridhur dhe aq e ngazëllyer sa mezi arrita të merrja një pamje.”

Tamarin, majmuni i vogël që po zhdukej

Një nga gjërat që ia vlen të shihet gjatë Lojrave Olimpike mund të gjendet në pyjet e shtetit Rio. Një krijesë e vogël, që dikur ishte gati duke u zhdukur, e ka marrë veten dhe është duke gjallëruar edhe një herë pyjet tropikale me klithmat e tij të mprehta. Ky majmun i vogël ka mundur të mbijetojë. I njohur si “Luani i artë Tamarin”, ai jeton në Silva Jardim, vetëm 70 kilometra larg qytetit të zhurmshëm të Rios. Majmuni me qimen e portokalltë struket në një degë peme, duke fishkëllyer me një tingull të lartë dhe duke përshëndetur majmunët e tjerë në pyll.