makina

Klosi: Brenda 6-mujorit të parë 2018 do lejohet vetëm importi i makinave me standard Euro 5 e lart

Sipas Ministrit Klosi, është e patolerueshme që Shqipëria të vazhdojë të mbushet me makina që janë afër fundit të jetës së tyre. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi, thotë në një intervistë të posaçme për “Monitor” se rinovimi i strukturës së mjeteve duhet të shkojë paralel me nxitjen e masave për importimin e mjeteve Euro 4, Euro 5 dhe 6 dhe për të përmirësuar cilësinë e karburantit që tregtohet në Shqipëri, rritjen e ndërgjegjësimit publik, nxitjen e iniciativave ekonomike të transportit publik dhe atij ekologjik, nxitjen e investimeve private në transportin publik.

Ligji i ri për ndotjen e ajrit nga makinat dhe kushtet e reja, ja sa kushtojnë katalizatorët që duhet të blini

Vendosja e katalizatorit në automjete nuk do të ishte zgjidhje për uljen e nivelit të ndotjes në vendin tonë, por qeveria mund t’i jepte zgjidhje kësaj situate duke kontrolluar me rigorozitet cilësinë e lëndëve djegëse, të cilat janë shkaktaret kryesorë për ndotjen e mjedisit. Deklarata është bërë nga inxhinierja e licencuar e mjedisit në Durrës, Emirjana Vata, e cila ka njëkohësisht edhe diplomën e kimistes.

Makinat në Shqipëri me moshë mesatare 20-vjeçare, sa dyfishi i Europës

Parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian. Si ndikon kjo në mjedis? Propozimet për të nxitur hyrjen e makinave të reja në vend dhe planet e Ministrisë së Mjedisit për të reduktuar ndotjen. Si do ndalohet importi i automjeteve nën standardin Euro 5… Të shqetësuara për ndikimin negativ në mjedis, India, Franca, Britania dhe Norvegjia, kanë vendosur objektiva që maksimumi deri në vitin 2040 të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në favor të automjeteve më të pastra.

Përfundon me sukses testimi i makinës së parë që punon me mbetje uiski

Makina e parë në botë që punon me një biokarburant mbylli me sukses provën e saj të parë. Cila ishte makina mori përsipër që të punonte me një biokarburant? Makina që kreu testin e parë me mbetjet e uiskit ishte një Ford Fokus. Kjo makinë iu nënshtrua testeve duke bërë kilometrat e para në Skoci, ku testi rezultoi pozitiv. Grupi i studiuesve të Univeritetit të Edimbourg-ut, vendosën të zëvendësojnë benzinën dhe naftën me mbetjet e pijes alkoolike uiski. Për të ushqyer makinën shkencëtaret e Edimbourg-ut kanë prodhuar një karburant të ri i quajtur “biobutanol”.

Peugeot rrezikon të gjobitet për ndotje

Gjiganti francez i prodhimit të automjeteve PSA (PSA Peugeot Citroën) mund të përballet me një gjobë prej 5 miliardë eurosh pasi akuzohet se ka shitur rreth 2 milionë automjete me motor diesel të modifikuar. Sipas njoftimeve mediake, prodhuesi francez ka shitur në vitet 2009- 2015 afro 2 milionë automjete diesel me pajisje që mashtron mbi nivelin e ndotjes. PSA e i ka mohuar akuzat, ndërkohë që prokurorët francezë kanë nisur hetimin.

Prezantohet makina “Lina”, e parë e këtij lloji në botë

Studentë nga Universiteti Teknologjik Eindhoven zbuluan të mërkurën makinën e parë biocomposite në botë, të quajtur ‘Lina’. Prezantimi u bë në kampusin e universitetit. “Ne kemi zhvilluar një materiale me bazë bio, i bazuar tek bima e lirit, që ne e përdorim si strukturë në makinë. Pra, shasia, trupi i makinës dhe të brendshmet e saj, kanë bazë materiale bio”, tha menaxheri i ekipit, Quinten Oostvogel Ruptly. Bima e lirit rritet thuajse kudo në Evropë.

Rregullat e reja për makinat, ja cilat mjete do të lejohet që të importohen

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018 pritet të hyjnë në fuqi rregullat e reja për importin e mjeteve në vendin tonë. Sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi do të lejohet vetëm importi i mjeteve motorrike të cilat plotësojnë standartet Euro 4, 5 dhe 6 të shkarkimeve në ajër. Klosi ka theksuar më herët se është e patolerueshme që të vazhdojë futja e automjeteve të vjetëruara të cilat ndosin mjedisin

Shqiptarët janë populli me më pak makina në Evropë, ja renditja

Me gati gjysmën e popullsisë që jeton në fshat, shqiptarët renditen si populli i fundit në Europë përsa i përket numrit të veturave për 1000 banorë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor, në Shqipëri ka rreth 400 mijë vetura që paguajnë siguracion dhe kryejnë kontroll teknik, apo rreth 140 automjete për 1000 banorë. Ky tregues është më i ulëti në Europë, sipas të dhënave krahasuese publikiara nga Nationmaster dhe Eurostat. Shqipërisë ia kalon edhe Kosova dhe Maqedonia, të cilat kanë gati 150 automjete për 1000 banorë.

Taksi fluturuese, Uber nënshkruan marrëveshje me NASA-n

Kompania Uber tha se ka nënshkruar një marrëveshje me agjencinë amerikane të hapësirës, Nasa për të ndërtuar një flotë taksish fluturuese deri në fund të dekadës. Kompania tha sot se shpreson të ketë klientin e parë në makinën e re fluturuese deri në vitin 2023, edhe pse ende përballet me disa vështirësi. Drejtori i kompanisë Uber për zhvillimin e produkteve, Jeff Holden tha se shpreson që shërbimi të pakësojë kohën e transportit, ndotjen e ajrit në qytetet kryesore dhe eventualisht, shërbimi do të jetë më i lirë sesa të ngasësh makinën tënde personale.