makine me hidrogjen

“Honda” hedh në treg makinën me hidrogjen

Kompania japoneze e makinave ”Honda” hodhi sot në treg në Japoni makinën me hidrogjen, tip ”Clarity Fuel Cell” përpara Evropës dhe SHBA-së duke u renditur si patriotja e saj ”Toyota” në këtë teknologji miqësore me mjedisin, por ende mjaft të kushtueshme. “Ky automjet që shoqërohet vetëm me çlirimin e avujve të ujit… është i pajisur për një autonomi edhe më të madhe, rreth 750 kilometra, sesa tipi ‘Mirai’ që renditet numri një në rang global”, vuri në dukje ”Honda” në një deklaratë. Furnizimi i plotë me hidrogjen i makinës mund të kryhet për vetëm tre minuta.

“Makinat me hidrogjen kanë avantazhe të mëdha” – Modeli Mirai i Toyota ka një të ardhme

Kompania me automjetet më të shitura japoneze, Toyota ndërmori hapin e radhës për një të ardhme me makina elektrike me bateri. Toyota mendon se si makinat me bateri ashtu edhe ato me hidrogjen, do të jenë të nevojshme për të mbushur hendekun që do të lihet nga makinat me karburant. Për herë të parë kompania paraqiti makinat me hidrogjen si alternativë e atyre me karburant në 2014 dhe që nga ajo kohë është përhapur në shumë vende të botës. Megjithatë pas daljes së makinave elektrike, makinat me hidrogjen u “harruan” disi.

Kamioni i së ardhmes, “Nikola One” me 1000 kuaj fuqi që lëviz me ujë

Kompania “Nikola Motor Company” ka zbuluar detaje të reja në lidhje me kamionin e saj të ardhshëm “Nikola One”. Kompania ka konfirmuar se ky kamion si karburant do të përdorë teknologjinë e quajtur “Hydrogen Fuel Cell” – që nënkupton se gjatë përpunimit hidrogjeni shndërrohet në ujë, e jo me bateri siç është njoftuar më parë. Ky kamion, po ashtu, do të emetojë zero për qind dioksid karboni. Sistemi i tërheqjes do të prodhojë 800 volt dhe kamioni do të ketë më shumë fuqi, më saktësisht 1000 kuaj fuqi (kf), në krahasim nga cilido kamion tjetër dizel në SHBA.

Shkencëtari iranian: Kam shpikur makinën që punon me ujë

Alaeddin Qassemi, pretendon se ka bërë një shpikje të re; një makinë që funksion vetëm me ujë. Në një video të publikuar në Youtube, shkencëtari thotë se makina është në gjendje të mbajë 60 litra ujë dhe mund të udhëtojë deri në 900 km për 10 orë. Fuqi vjen pasi H2O është e ndarë midis hidrogjenit dhe oksigjenit, të cilat reagojnë kimikisht për të prodhuar energji. Sipas shpikësit, motori i makinës prodhon avujt e ujit, duke shkaktuar zero ndotje të ajrit. Në video, shkencëtari shfaqet duke pirë ujë dhe më pas furnizon automjetin e tij.