mali i Tomorrit

“Erë Tomorri”, në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit

Biodiversitetit ose "shumëllojshmëria biologjike" është shumëllojshmëria e jetës në planetin tone. Biodiversiteti është i rëndësishëm, sepse çdo specie ka një rol të rëndësishëm në ekosistemin e saj. Njerëzit janë të varur nga biodiversiteti. Biodiversiteti njeriut i ofron ushqim, ilaçe dhe materiale të papërpunuara, shumë mallra dhe shërbime të tjera. Ekosistemet e shëndetshmë, si pjesë e biodiversitetit luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e ushqimit, ujit të pastër, kontrollit të sëmundjeve infektive, thithjen e papastërtive, rregullimin e klimës etj.

Blendi Klosi pezullon dhe gjobit 12 gurore në Malin e Tomorrit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka marrë nismë për gjobitjen dhe pezullimin e 12 guroreve që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Masat ndaj tyre janë ndërmarrë gjatë inspektimit në terren të një ekipi me inspektorë të Inspektoriatit Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit Klosi. Përveç gjobitjes dhe revokimit të lejes mjedisore, ministri Klosi tha se i gjithë dokumentacioni i tyre do të kalohet në sitë dhe sipas shkeljeve të konstatuara do të merren masa të ashpra deri në ndjekje penale.

Filmohen kafshë të rralla në Malin e Tomorrit

Kafshë të rralla si ariu i murrmë, e macja e egër, dhia e egër, derri i egër, dreri malit, janë kapur nga kamerat në malin e Tomorrit. Ato janë kapur nga tre kamera-kurth të vendosura nga të apasionuarit e ngjitjeve malore ekspeditave në borë, të vendosur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit. Fotot u publikuan nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura, e cila na bën me dije se monitorimi për të kapur të tjera kafshë të rralla vazhdon.

Gati e shfarosën, por Dhia e Egër rikthehet në malin e Tomorrit

Dhia e egër, një specie e menduar e zhdukur nga gjuetia e paligjshme, shfaqet përsëri në malin e Tomorrit. Janë bërë disa përpjekje me kamera-kurth nga specialistët e AdZM-së së Beratit dhe më në fund ajo identifikohet nga kamerat në habitatin e saj natyror. Gjuetia e pakontrolluar si dhe dëmtimi i pyjeve pas viteve ’90, bëri që kjo specie që dominonte këto lartësi të egra të mendohej e zhdukur. Kamerat u vendosën afër majës veriore të Malit të Tomorrit, në fshatin Qafë- Dardhë të Beratit.

Guroret e mermerit shkatërrojnë Malin e Tomorit

Fiks Fare denoncoi shkatërrimin e Malit të Tomorit nga guroret e mermerit, në afërsi të fshatit Mëlovë, në Skrapar. Banorët e pakët të këtij fshati ankohen për kushtet e vështira të jetesës si pasojë guroreve të mermerit, të cilat xhirojnë miliona euro. Ata pretendojnë se guroret u kanë prishur shtëpitë, të mbjellat dhe gjithçka përreth. Lejet e para për shfrytëzimin e mermerit në këtë zonë janë dhënë në vitin 2005, ndërsa deri më sot janë dhënë 12 leje. Mali i Tomorit është shpallur park kombëtar me një vendim të Këshillit të Ministrave më datë 18 korrik 2012.

Guroret e pakontrolluara kërcënojnë malin e Tomorrit

Biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në malin e Tomorrit po lë pasoja të pariparueshme në ekosistemin, habitatet natyrore dhe peizazhin e Parkut Kombëtar. I parë nga larg, me majën e tij të mbuluar nga dëbora të cilin poeti Andon Zako Çajupi e quante ‘kishë të Shqipërisë dhe fron të perëndisë,’ mali i Tomorrit ngjan madhështor dhe i bukur si një kartolinë. Por po të afohesh pak më afër zbulon se është i tharë dhe i mbushur me zgavra që duket sikur i shkojnë deri në palcë. Buldozer dhe eskavator të fuqishëm e gërryejnë me pash çdo ditë ndërsa qindra puntorë, ditë-natë, nxjerrrin pllaka guri për t’i ngarkuar në makina që lënë pas re të trasha pluhuri. 

Na ishte njëherë Mali i Tomorrit

U nisëm në një ditë të bukur vere për të shkuar në Tomorr, me shpresën se do të udhëtonim në një vend të bukur që s e kishim parë ndonjëherë. Rruga deri te ndarja nga rruga nacionale që të çon në qytetin e Skraparit, atje ku shkruhej TEQEJA, ishte shume e mirë. Panorama e bukur na shoqëronte ngado, freskia e mengjesit na përkëdhelte fytyrën duke na e bërë të bukur rrugëtimin. Shigjeta që ndante botët ishte e shtrembët, duke na paralajmëruar që ajo që vinte s'do të ishte e bukur.

Ulja e krimit mjedisor në Parkun Kombëtar të Tomorrit

Në qytetin e Beratit, më datë 25 Shkurt, në studion e Televizionit lokal Glob, u përcoll tematika e krimit mjedisor, të ndodhur në Parkun Kombëtar të Tomorrit. Të ftuar në studio ishin bashkëshoqëruesit e punës: Drejtuesja e OJF, juristja Arsiola Dyrmishi, e përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në Berat, zj Dorina Gozhina. Pyetjet e drejtuara synonin të dinin më shumë mbi projektin si fokusi i punës së organizatës; ecurisë së projektit; aktivitetet ne vazhdim; synimet e projektit e punës së bërë. Në bisedë u diskutuan edhe vlerat e Parkut Kombëtar,që bazohen në rezerva natyrore, rezerva minerare, e rezerva ujore.

Zbulime të rëndësishme në botanikën shqiptare

Studiuesit shqiptarë po zbulojnë specie të reja bimore megjithëse në kushtet e vështira nga mangësitë në mbështetjen financiare në shkencat natyrore. Profesor Lulëzim Shuka ka dërguar për botim dy specie të reja për shkencën e botanikës të zbuluara në Malin e Tomorrit. Me zbulimet e fundit dhe ato të kryera në vitet gjashtëdhjetë nga shkencëtarë të huaj, Mali i Tomorrit radhitet në zonën më të pasur me lloje endemike në Shqipëri. Ndërkohë, dy bimë të tjera endemike të zbuluara më parë po studiohen në dy universitete europiane për vetitë antitumorale të përbërjes kimike të tyre.