Mali i Zi

Çelet panairi i gjarpërinjve në Mal të Zi

Në Podgoricë të Malit të Zi u çel ditën e djeshme panairi i gjarpërinjve. Një ngjarje kjo e organizuar nga Shoqata e Ekologëve të Malit të Zi që ka për qëllim t’ua prezantojë qytetarëve llojet e gjarpërinjve që jetojnë në Mal të Zi. Gjatë aktivitetit, i u prezantuan 15 lloje gjarpërinjsh ndërkohë që manifestimi ka arritur të tërheqë një numër të madh vizitorësh të cilët ecnin pranë gjarpërinjve të vendosur në terrarium. Disa nga vizitorët ishin të frikësuar, e disa të tjerë u kënaqen duke shijuar pamjet.

Kërpudhat nga Mali i Zi rezultojnë radioaktive në Itali

Autoritetet italiane të kontrollit doganor në datën 13 Tetor 2016 kanë bllokuar një sasi të papërcaktuar kërpudhash nga Mali i Zi pasi nga analizat e kryera rezulton se janë me nivel shumë të lartë radioaktiviteti. Kërpudhat e freskëta nga Mali i Zi sipas Portalit të Sistemit të Alarmit Europian kapin nivele alarmante radioktiviteti nga Cesium-137:803 BQ/kg. Autoritetet italiane jo vetëm që kanë bllokuar zbarkimin e mallit malazez, por kanë sekuestruar sasinë e këtyre kërpudhave derisa të mundësohet rikthimi në vendin e origjinës, pra në portin e nisjes në Malin e Zi.

Malazezët ankohen: Peshkim i paligjshëm në ujërat tona

Goran Shkatariq, drejtor i parkut kombëtar të liqenit në Malin e Zi, thotë se peshkatarët shqiptarë guxojnë dhe shkojnë edhe në thellësi të mëdha, pavarësisht masave. “Këtë shqetësim ua kemi përcjellë me kohë autoriteteve përkatëse. Peshkatarët kalojnë edhe në thellësi të mëdha në pjesën malazeze. Nuk është një shkelje e rëndë po është një shkelje shtetërore dhe ndëshkohet me 50 euro gjobë. Unë nuk mund ta ndryshoj ligjin dhe këto janë rregullat, ndaj nuk mund të lejohet shkelja e kufirit ujor dhe për këtë duhen marrë masa”.

Mediat ukrainase: Mali i Zi dhe Shqipëria, perlat e fshehura të Europës

Pushimet e mia në Mal të Zi filluan në një plazh që ndriçohej nga dielli dhe që përbëhej nga guralecë të vegjël në ngjyrë rozë, që i jepnin atij plazhi një bukuri përrallore, shkruan Veronika Melkozerova / kyivpost.com Këmbët e mia u zhytën në ujërat e ngrohta dhe të kristalta të Detit Adriatik. Sa më shumë të notoje dhe të largoheshe nga bregu, aq më të shumtë bëheshin miqtë që ti takoje, peshq me ngjyra ylberi, oktapodë dhe yje deti.

Në eksplorim të anës malazeze të Bjeshkëve të Namuna

Të njohur si “Të Namuna” në shqip dhe serbo-kroatisht, është e lehtë të kuptohet përse këto vargmale të padepërtueshme të Bjeshkëve të Nemuna (Prokletije) kanë marrë këtë emër. Majat ogurzeza, të bardha me akullnaja masive ende mbajnë mbetjet e lumenjve të mëdhenj akullnajorë. Por këtu, pas zig-zagut në Shqipërinë e veriut, Kosovë dhe verilindje të Malit të Zi, ku mund të gjendet një nga panoramat më të egra dhe më mbresëlënëse të rajonit. Unike në Ballkan, luginat e saj të sheshta janë të rrethuara nga majat e larta dhe që i ngjajnë Dolomitëve italianë, gjë që i ka dhënë një tjetër pseudonimin: Alpet shqiptare ose malazeze.

Teknologji e re për mbrojtjen e ekosistemit në Malin e Zi

Në Ulqin dhe në përgjithësi në Mal të Zi, për herë të parë u përdor një teknologji e re në mbrojtjen e ekosistemit dhe në pastrimin e zonave të ndotura. Teknologjia japoneze për herë të parë u përdor në Ulqin në një zonë, burim ndotjeje me materiale të ndryshme kontaminuese, që rrezikonte ndotjen e plazheve në vend. Ekspertët e kësaj fushe theksojnë se kjo metodë pastrimi është tejet efikase dhe realizohet përmes topthave me mikroorganizma që shkaktojnë fermentim dhe brenda disa ditëve pastrojnë mjedisin.

Turizmi i pakontrolluar kërcënon zonat në UNESCO të Ballkanit

Zona të trashëgimisë UNESCO në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni po pësojnë dëmtime të paprecedentë për shkak të turizmit masiv të pakontrolluar, i cili po vë në pikëpyetje statusin e tyre si trashëgimi. Përveç ndotjes së mjedisit rrethues, numri i pakontrolluar i turistëve duket se është me pasoja të rënda për disa nga zonat, të cilat si rezultat mund ta humbin statusin e tyre. Zonat më në rrezik në Ballkanin Perëndimor përfshijnë qytetin bregdetar kroat të Dubrovnikut, “Perlën e famshme të Adriatikut” sipas Bajronit dhe Parkun Kombëtar të liqeneve Plitvice në brendësi të Kroacisë, si dhe qytetin e lashtë bregdetar të Kotorrit në Mal të Zi, pa harruar qytetin më historik të Maqedonisë, Ohrin.