mali Shoshit

Mali i Shoshit, kartolina e turizmit dimëror

“Shqipëria është plot me male, male ka edhe Tirana. Edhe në Dajt bie bore, por asnjë mal në Shqipëri, nuk është më atraktiv dhe më i përshtatshëm për zhvillimin e turizmit dimëror sesa Mali i Shoshit”, më fliste me pasion këtë fillim viti një miku im malësor i këtyre anëve. Për të kapur këto maja, mund të ndjekësh rrugët nëpër mal, të hapura dikur nga ndërmarrjet e sharrave.