Maliq

Korçë, drejt përfundimit punimet në vend-depozitimin e mbetjeve në Maliq

Vazhdojnë me ritme të larta punimet në vend-depozitimin sanitar të mbetjeve në Maliq, ndërsa deri tani është realizuar 80% e punimeve. Kanë përfunduar elementët kryesorë të vend-depozitimit, si qeliza e parë e depozitimit me sipërfaqe 4 ha me të gjitha shtresat e saj izoluese dhe drenazhuese. Po ashtu është realizuar sistemi i plotë i trajtimit të ujërave të kullimit, përfshi instalimin e impiantit të filtrimit Reverse Osmosis; peshorja; godina e administratës dhe ambientet e tjera ndihmëse; asfaltimi dhe ndriçimi i rrugës hyrëse; lidhja me rrjetet furnizuese të energjisë dhe ujit të pijshëm; rrethimi, etj.

Maliq, nis rehabilitimi i Pyllit të Fazanëve

Bashkia e Maliqit ka nisur punën për rehabilitimin e Pyllit të Fazanëve, për ta kthyer në një pikë turistike për vendas e të huaj. Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre. Konkretisht, bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesave ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.