Mallakaster

Drama e fshatit shqiptar që jetohet mbi naftë, pa ujë e pa mjekë

Emisioni BOOM ka trajtuar çështjen e derdhjes masive të naftës nga puset e naftës në fshatin Visokë në Bashkinë e Mallakastrës. Fshati është thuajse i mbuluar nga nafta dhe gazi që rrjedhin pa pushim nga puset e hapura dhe jashtë çdo kontrolli. Megjithëse ka një kompani private që merret me shfrytëzimin e puseve dhe kujdesin ndaj puseve që kanë dalë jashtë funksionit, prej 25 vjetësh situata është e nderë. Rreth 1200 banorë të fshatit jetojnë çdo ditë nën ajrin e ndotur, ndërsa problemet shëndetësore të tyre janë të vazhdueshme, veçanërisht sëmundjet e gjakut.