Marakesh

COP22: Shqipëria prezanton dokumentin e Komunikimit të 3-të Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike

Në një takim të posaçëm të organizuar nga Sekretariati i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara per Ndryshimet Klimatike në Marakesh, ku po zhvillohen punimet e COP22-Takimi i 22-të i Palëve të kësaj Konvente, Shqipëria prezantoi Komunikimin e Tretë Kombëtar për Ndryshimet Klimatike për Republikën e Shqipërisë. Ky Komunikim, dokument i finalizuar, botuar dhe dorëzuar së fundmi, u prezantua në Tiranë më 18 Tetor 2016, nga Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Tiranë, z. Brian Williams, si pjesë e plotësimit të detyrimit të vendit tonë.

Konferenca e Klimës në Marakesh: Trumpi si nxitës?

Konferenca e OKB-së për klimën në Marok ishte parashikuar të ishte një takim i qetë ekspertësh. Por zgjedhja e Donald Trump ndikoi pozitivisht në Marakesh, duke sjellë më shumë unitet me shteteve, komenton Jens Thurau. Në fund një foto: Përfaqësues shtetesh,studiues, ekspertë të financave, bosë të ekonomisë, aktivistë të klimës – të gjithë të bashkuar. Mesazhi: „Ti nuk na gjunjëzon dot, ne kemi kohë që kemi ecur në rrugën e një të ardhmeje energjitike pa fosile, edhe pa ty!” Mesazhi për Donald Trumpin, i cili pjesërisht ndryshimin e klimës e ka quajtur një shpikje kineze apo të mafies ekologjike.

Shumë shtete të varfëra duan ta braktisin përdorimin e qymyrit

Ishuj që fundosen, breza bregdetarë të kërcënuar nga shuarja. Shumë shtete kërcënohen në të ardhmen për shkak të ndryshimit të klimës. Ato u shpallin luftë energjive fosile, në fund të konferencës së klimës në Marakesh. Një numër i madh shtetesh duan t’i japin fund me një iniciativë të përbashkët përdorimit të qymyrit dhe të kalojnë sa më shpejt që të jetë e mundur në energji të ripërtëritshme. Shumica e mbi 45 shteteve bëjnë pjesë në “Climate Vulnerable Forum” (CVF). Në të janë anëtarësuar kryesisht vende të varfra, të cilat janë veçanërisht të prekura nga ngrohja e tokës.