Marikaj

Ullishtet 500-vjeçare në Marikaj, thesar për agroturizmin e munguar

Teksa ndjek autostradën përtej kryeqytetit pamja zhvendoset nga ndërtesat e larta dhe shumëngjyrëshe, te disa shtëpiza të vogla të fshatit. Jo më shumë se 25 kilometra larg Tiranës gjendemi në Marikaj. Shumëkush nuk e çon nëpër mend se jo tej larg një qytetërimi metropolistik mund të ekzistojë një bujqësi e zhvilluar. “Ullinjtë e mirë bëhen vetëm në Berat”, thonë me krenari vendasit e qytetit shekullor. Ndërsa, tiranasit krenohet me dashamirësi për llojin e ullirit të bardhë. “Kjo zona këtu është shumë e njohur dhe prodhuese për ullinj të mirë.