Marinze

Fier - Panik në Marinzë, Banorët: Janë hapur gropa thithëse në oborret e shtëpive

Në oborret e banesave të fshatit Marinëz, zona naftënxjerrëse në Fier po hapen gropa, të cilat kanë shkaktuar panik tek banorët. Ata i tremben zmadhimit të gropave sidomos gjatë natës, çka mund të rrezikojë shembjen e shtëpive. Sipas tyre, gropat janë pasojë e shpimit të puseve për naftë. Banorët: Këto janë shenjat e para të dhembjes së tokë. Jeta është e pagarantuar. As me banesën. -Me frikë rrojmë… -Ne nuk i kemi pasur këto probleme vitet e shkuara. Banorët e Marinzës thonë se pas shpërthimit të fontanës së gazit një vit më parë, kanë mbetur pa ujë të pijshëm, pasi uji që u vjen në çesma është i ndotur.

Ndotja nga hidrokarburet në Marinzë, 7 në 10 familje kanë një të sëmurë në shtëpi

Një studim i kryer nga ISHP në fshatin Marinzë (Fier) në prill të vitit 2014 (kohë kur në këtë fshat shpërthyen dy puse nafte), me qëllim vlerësimin e ndikimit të ndotjes në mjedis dhe impaktin në shëndetin e popullatës së ekspozuar ndaj hidrokarbureve, sjell të dhëna të frikshme për pasojat që mund të ketë ndotja e ajrit në shëndet. Studimi mori në shqyrtim 5 komponentë të ndryshëm si: simptomatologjia që shfaqën pacientët menjëherë pas shpërthimit, cilësia e ajrit të brendshëm në banesë për tregues të CO dhe CO2, praninë e fenoleve në urinë, mostra të përbërjes së tokës për praninë e metaleve të rënda si Plumbi, Kromi, Bakri, Zinku, Mangani etj, ndërkohë që u plotësuan edhe 100 pyetësor, 1 pyetësor për familje nga 416 në total në fshat.

Shpërthimet në Marinzë, prokuroria kërkon ekspertë të pavarur

Pas rihapjes së dosjes hetimore ndaj kompanisë kanadeze “Banker’s Petroleum” për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fontanave të gazit natyror në Marinzë të Fierit më 1 Prill të vitit 2015, Prokuroria e Fierit do të kërkojë ekspertë të pavarur për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe për të konstatuar përgjegjësit e katastrofës mjedisore. Ndërkohë, organi i akuzës mësohet se u ka komunikuar rinisjen e procedimit ish-Drejtorit të Përgjithshëm të “Banker’s” Leonidha Çobo dhe gjashtë shtetasve të huaj që punonin për këtë kompani e për shoqëritë nënkotraktore.