marok

COP22: Shqipëria prezanton dokumentin e Komunikimit të 3-të Kombëtar të Ndryshimeve Klimatike

Në një takim të posaçëm të organizuar nga Sekretariati i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara per Ndryshimet Klimatike në Marakesh, ku po zhvillohen punimet e COP22-Takimi i 22-të i Palëve të kësaj Konvente, Shqipëria prezantoi Komunikimin e Tretë Kombëtar për Ndryshimet Klimatike për Republikën e Shqipërisë. Ky Komunikim, dokument i finalizuar, botuar dhe dorëzuar së fundmi, u prezantua në Tiranë më 18 Tetor 2016, nga Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD-it në Tiranë, z. Brian Williams, si pjesë e plotësimit të detyrimit të vendit tonë.

Marok, fillon puna për fermën diellore më të madhe në botë

Impianti i Marokut “Noor 1” është faza e parë e një grupi të madh të pasqyrave parabolike që do të zërë një sipërfaqe prej 30 km2 dhe do të sigurojë energjinë elektrike për më shumë se 1 milionë familje. Projekti 9 miliard dollarësh është pjesë e një shtytjeje për të shmangur përdorimin e lëndëve djegëse me origjinë fosile. Vendi importon 91 % të qymyrit, naftës dhe gazit, situatë kjo e pranuar me kohë që sjell shterimin e resurseve. “Sot kemi shkruar një faqe të re në historinë e klimës” tha Ministri i Mjedisit të Marokut Z. Hakima El Haite, pas hapjes zyrtare të impiantit nga Mbreti Muhamed.

Marok: Vendoset në funksion ferma diellore më e madhe në botë

Ouarzazate në Marok njihet si “skena” e famshme ku janë xhiruar suksese të mëdha të Hollivudit, si “The Mummy”, "Game of Thrones" madje edhe filmi "Lawrence i Arabisë '' por këtë javë qyteti Ouarzazate ka tërhequr vëmendje botërore për një tjetër sukses - "NOOR", ferma diellore më e madhe në botë. Mund të duket befasuese, por Maroku ka ndërtuar me sukses një impiant kolosal diellor me një kapacitet të parashikuar për 580 megavat energji. Faza e parë e projektit Noor 1 është mandatuar në maj të vitit 2013 dhe u inaugurua nga Mbreti maroken Mohammedi i VI-të.