mars

“Një fshat i përhershëm” në Hënë, hapi i parë drejt Marsit

Ngritja e një “fshati” të qëndrueshëm në Hënë përbën fazën e parë drejt eksplorimit të njeriut në Mars, vlerësoi sot Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA). Hëna, e pashkeluar nga një qënie njerëzore prej 1972, është vendi i duhur edhe pse Marsi mbetet destinacioni përfundimtar, theksoi ESA me rastin e kongresit të 68-të botëror të astronautikës që mblodhi bashkë nga e hëna prej së premtes 4.000 ekspertë ndërkombëtarë në Adelaide, në Australi.

Bullgarët mirëpresin pranverën me një festë tradicionale pagane

Më 1 mars bullgarët mirëpritën pranverën me një festim tradicional pagan të quajtur “Baba Marta” (Gjyshja Mars). Në folklorin bullgar ka disa histori rreth Baba Martës, por më e njohura është ajo që e portretizon atë motër të janarit dhe shkurtit , e famshme se është me humor dhe temperatura të lëkundura, siç është i gjithë muaji mars. Për të festuar Baba Martën, njerëzit shkëmbejnë ornamente të veçanta të bërë me fije të kuqe dhe të bardhë, quajtur Martenitsa. Ndryshe nga Rumania, në Bullgari jo vetëm gratë dhe fëmijët veshin ornamente, por edhe burrat.

Dërgimi i njerëzve në hapësirë, dizenjohet një veshje e re mbrojtëse ndaj rrezatimit

Procesi i komplikuar i dërgimit të njerëzve në hapësirë ndërlikohet edhe më shumë prej rrezatimit. Atmosfera e Tokës dhe fusha manjetike na mbrojnë nga efektet negative, ndoshta edhe vdekjeprurëse, të rrezatimit gama. Por në hapësirë, ashtu si edhe në skenarët e një shkatërrimi bërthamor, nevojitet mbrojtja nëpërmjet shtresave të betonit apo plumbit për të na mbajtur të sigurtë. Tani, një jelek i ri i përbërë nga materiale të lehta mund ta zgjidhë problemin e rrezeve gama, ndërsa po shqyrtohen mënyrat për dërgimin e njerëzve në Hënë, në Mars, dhe më tej. Boshllëku i hapësirës përshkohet nga pjesëza rrezatimi, rreze kozmike dhe gama, të ardhura nga Dielli ynë dhe nga më larg.

Eksperimenti i NASA: Në Mars mund të rriten patate

Shkencëtarët e “International Potato Center” janë duke kryer për llogari të NASA-s eksperimente në Peru, në tokat e thata të shkretëtirës “Pampas de La Loya”. Objektivi është ai për të rritur patate në një ambient “CibeSat”, i ndërtuar posaçërisht për të stimuluar kushtet e planetit Mars. Deri më tani, kërkuesit kanë konstatuar se farat janë në gjendje të përballojnë mjedisin dhe për këtë arsye patatja mund të rritet edhe në planetin e kuq.

Europa dhe Rusia nisin misionin në Mars

Me lëshimin e satelitit TGO (ExoMars Trace Gas Orbiter) nga kozmodromi i Baikonurit në Kazakistan, Europa dhe Rusia nisën ditën e djeshme misionin e tyre të përbashkët në Mars. Sateliti do të verifikojë nëse gazi metan në atmosferën e planetit të kuq vjen si pasojë e ndonjë burimi gjeologjik apo prodhohet nga mikrobe. Nëse çdo gjë shkon mirë, dy fuqitë e hapësirës do ta vazhdojnë aventurën e tyre me një sondë robotike, e cila do të realizojë shpime në sipërfaqen e Marsit. Lëshimi i kësaj të fundit mund të ndodhë në vitin 2018, ose siç janë gjasat më të mëdha, në vitin 2020.

Gati për në Mars? Ja kur niset anija e parë

Pas 8 vitesh, kompania SpaceX do të fillojë dërgimin e njerëzve në Mars. Përfaqësuesi i saj, Elon Musk, ka thënë se pret që të realizojë një mision për në Mars më 2024. Sipas tij misioni do të bëhet me një anije të quajtur ‘Dragoi fluturues 2’, së cilës do t’i duhen 18 muaj për të arritur në planetin e kuq. Musk ka sqaruar se kjo anije nuk do të ketë kapacitetin për t’u kthyer përsëri në Tokë. Duke folur në konferencën ‘Kodi’ në Kaliforni, Musk tha se do të dërgojë një mision në Mars me “Dragoin Fluturues” në vitin 2018. Anijet do të nisen për në Mars çdo 26 muaj.

Marsi ngjan shumë me Tokën

Mjeti i dërguar nga NASA për ta eksploruar Marsin në kërkim të jetës ka fotografuar një panoramë të mrekullueshme në planetin e kuq që e tregon atë shumë të ngjashëm me Tokën. Fotografinë mjeti ‘Curiosity’ e ka bërë më 5 gusht, katër vjet pas uljes në kraterin Gale, transmeton gazeta Kosova Sot Online. Në të shihet peizazhi i një shkretëtire të ngjashme me atë në jugperëndim të Amerikës. Sipërfaqja që shihet në fotografi është pjesë e një shtrese gjeologjike të quajtur formacioni i Murray, që përbëhet nga depozitat e baltës në shtratin e liqenit.

Miliarderi shpalos planin për të banuar Marsin brenda 6 vitesh

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk paraqiti vizionin e tij për ndërtimin e një kolonie njerëzore në Mars, për njerëz që mund të përballojnë çmimin prej 200 mijë dollarësh për biletë. Musk, i cili është themeluesi i kompanisë private hapësinore “SpaceX”, foli gjatë kongresit ndërkombëtar astronautik në Meksikë. Plani i tij i kolonizimit parashikon përdorimin e mjeteve të transportit me shumë përdorime. Ai tha se, parashikohet që të dërgohen 100 njerëz njëkohësisht në Mars, në një udhëtim që do të zgjasë fillimisht 80 ditë, e me kalimin e kohës do të zvogëlohet në 30 ditë.

NASA e zbulon: Ja kur do të dërgohen njerëzit e parë në Mars

NASA ka diskutuar një mision për në Mars prej kur astronautët aderuan në hënë, dhe për shumicën e njerëzve udhëtimi për në planetin e kuq mund të duket vetëm ëndërr. Por, ish administratori dhe astronauti i NASA, Charles Bolden ka thënë se inxhinierët tani janë më afër së kurrë realizimit të kësaj ëndrre. Ai tha kohët e fundit për Kongresin se përdorimi i energjisë termo-bërthamore është mënyra më efektive e dërgimit të njerëzve në Mars, dhe beson se njerëzit do të arrijnë në këtë planet deri më 2030.

NASA, bashkëpunim me Rusinë për një “portë hapësinore"

Agjencia amerikane e hapësirës NASA thotë se do të bashkëpunojë me agjencinë ruse hapsinore Roscosmos për ndërtimin e asaj që e quajnë një "portë e thellë hapësinore" në afërsi të Hënës. Stacioni hapësinor hënor, ende në fazën e konceptimit, është pjesë e një projekti afatgjatë që synon dërgimin e njerëzve në Mars. Administratori në detyrë i NASA-s Robert Lightfoot tha të mërkurën "NASA është e kënaqur të shohë interesin në rritje ndërkombëtar për të lëvizur në hapësirën mes Hënës dhe Tokës si hapi i ardhshëm për avancimin e eksplorimit të hapësirës njerëzore".

Oriz, patate, grurë dhe sojë… bimët e para që do kultivohen në Mars

Kultivimi i orizit, sojës, patateve dhe grurit do të ushqejnë kolonizuesit e parë të Marsit. Këto bimë janë zgjedhur për shkak të përbërësve të tyre të lartë të proteinave dhe karboidrateve shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut. Ato duhet të rriten me teknika kultivimi që marrin parasysh kushte mjedisore ekstreme, duke arritur të shfrytëzojnë edhe jashtëqitjen e austronautëve, që do të përpunohet dhe do të krijojë një ekosistem të mbyllur dhe krejtësisht të vetëmjaftueshëm.

Patate në planetin Mars? NASA po teston nismën e re

NASA dëshiron të mbjellë patate në planetin Mars. Nuk bëhet fjalë për një sajesë, por për një mision të vërtetë që agjencia hapësinore po provon të kryejë në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare të Patates. Synimi është krijimi i një plantacione papatet në talentin Mars, përpara mbërritjes së misionit hapësinor. Për ta realizuar këtë NASA, po kryeh disa teste në një nga shkretëtirat në Peru. Në provë janë vënë 65 lloje të ndryshme zhardhokësh në një laborator me klimë të ngjashme me planetin Mars.

Përgatitje për jetën në Mars

Një grup prej 6 shkencëtarësh të NASA-s tashmë janë gati për udhëtimin e tyre drejt Planetit të Kuq. Për 365 ditë qëndruan të izoluar brenda një kupole 11 metra të gjerë dhe 6 metra të lartë, për të simuluar jetesën në Mars. Ajo ishte ndërtuar në një zonë në Hawai, e përshtatur në një ambient të ngjashëm me atë të Marsit, e vendosur 2500 metra mbi nivelin e detit. Ata kishin nga një shtrat të vogël dhe një tryezë brenda dhomave. Astronautët mund te dilnin nga kupola vetëm me kostumet e hapësirës.

Shtëpia e re e NASA për të jetuar në planetin Mars

Astronautët në Stacion Hapësinor Ndërkombëtar arritën të fryjnë me sukses një njësi prej pëlhure që do të shërbejë si banesë eksperimentale për të jetuar në hapësirë eksperimentale. NASA mendon që ky do të jetë modeli i ri me kosto më të ulët dhe më i sigurtë për strehimin e ekuipazheve gjatë qëndrimeve të zgjatura në hapësirë. Përpjekja e parë e para pak ditëve dështoi për shkak të fërkimit të shtresave të ndryshme të pëlhurës dhe materialit të jashtëm përforcues. Banesa prototip, e cila u dërgua në stacionin hapësinor muajin e kaluar, është e para e këtij lloji që do të testohet me astronautët në hapësirë.