masaker

“Fiks Fare”, moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, por s’ka ngelur pemë në këmbë...

Shqipëria ka 14% sipërfaqe pyjore më pak, si pasojë e shfrytëzimit barbar të pyjeve me dhe pa leje dhe përderisa deputetët në Kuvend po votonin për moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve, “Fiks Fare” solli pamjet e pyjeve shqiptare të marra nga helikopteri. Pyjet në Malësinë e Burrelit, në Bulqizë dhe në Krastë, dëshmojnë për një katastrofë mjedisore të shkaktuar nga dora e njeriut. Pamjet nga lart të “Fiks Fare” dëshmojnë qartë për barbarinë për të cilën askush nuk mban përgjegjësi. Në të vërtetë, “Fiks Fare” e ka trajtuar me dhjetëra herë problematiken e pyjeve.  

Elbasan, bashkia masakër me pemët. Revoltohen ambientalistët

“Lulishtja e Portokalleve”, një prej zonave identitare të Elbasanit është shkatërruar me miratim të bashkisë, për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të rrugës. Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë masakrën ndaj pemëve dhjetra vjeçare të portokalleve, limonave dhe qitrove. Prerja e pemëve siç shihet edhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale, përveç masakrës mjedisore, ka krijuar edhe një “rrogos” të vërtetë portokallesh të shkelura dhe shtrydhura në tokë, duke shkaktuar keqardhjen dhe indinjatën e qytetarëve.

Masakra mjedisore, si është zhdukur një pyll i tërë

Mali i Munellës në Mirditë dikur konsiderohej një pasuri kombëtare. Por, në të është bërë një krim i pashembullt mjedisor. Këto 25 vite, është prerë një pyll i tërë. Tashmë pamja që të ofron ky mal është kjo që shihni. Këto pamje kanë ngjallur reagimin e qytetarëve ku disa i kanë komentuar si barbarizma, të tjerë i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa dhe të tjerë thjesht kanë shfaqur keqardhje për këtë humbje çnjerëzore që njeriu i ka shkaktuar natyrës ndër vite duke i cilësuar përmbytjet dhe katastrofat natyrore si hakmarrje të natyrës.

Masakra në parkun e Gërmenj-Shelegurit

Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe ajo e Gërmenj-Shelegurit në Kolonjë u është nënshtruar masakrave të dorës së njeriut, që po e zhvesh dalëngadalë nga kurorat me bredha dhe pisha. Edhe pse në fuqi është një moratorium 10-vjeçar që ndalon 100 përqind prerjet e lëndës drusore për eksport, edhe pse kjo zonë është e shpallur që prej dy dekadash tashmë e mbrojtur nga shteti, dora e njeriut nuk ndalet. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë filmuar kamionët e ngarkuar me lëndë drusore.

Masakra vazhdon, përkundër moratoriumit

Megjithëse ka hyrë në fuqi ligji për moratoriumin, vazhdon kërdia në pyjet e Elbasanit. Denoncimi vjen nga vetë qytetarët. Rasti më i fundit është ai i banorëve të lagjes Çaushaj, në fshatin Shinavlash të njësisë administrative Tregan në Bashkinë Elbasan, në pyllin anës rrugës Elbasan-Gramsh. Vetë banorët kanë filmuar se si po masakrohen sipërfaqe të mëdha pyjore, edhe pse moratoriumi ka hyrë në fuqi që më 11 shkurt. Banorët e fshatit thonë se edhe policia po qëndron indiferente ndaj këtij fenomeni. Madje sipas tyre, punonjës policie bashkëpunojnë me keqbërësit.