mbetje

AKIP betejë me Kuvendin për afatet e shqyrtimit të dekretit për ligjin e importit të mbetjeve

AKIP shpreh shqetësimin në lidhje me procedurat që po ndiqen nga ana e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin sa i takon trajtimit ligjor që po i bëhet Dekretit të Presidentit të Republikës Nr. 9765, datë 14.10.2016, Dekret i cili vendosi: KTHIMIN E LIGJIT NR. 92/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10463, DATË 22.09.2011, “PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR. Shqtësimin e tyre ata e kanë shprehur në një letër të hapur drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe grupeve parlamentare.

Maqedonia hedh 5 mijë ton ushqim në vit

“Maqedonia është e uritur” ndërsa nga ana tjetër në vend hidhen 5 mijë ton ushqim në vit. Oda Ekonomike ka filluar me fushatë që sa më pak ushqim të përfundojë në mbetje. Nëpërmjet kësaj nisme tentohet të sigurohet ushqim për ata në nevojë dhe nga ana tjetër të kemi më pak mbetje. Në Maqedoni janë të varfër edhe të punësuarit, edhe pensionistët dhe normal edhe të papunët, sepse ashtu siç më tha edhe një gjyshe, kur i paguaj edhe barnat dhe faturat nuk më mbetet asgjë për ushqim, deklaroi Bllazhe Josifovksi, Kryetar i Shoqatës për mjedis të pastër “Ajde Maqedonia”.

Mbetjet janë “droga e re”

Z. James Bevan, kreu i Agjencisë Britanike të Mjedisit, shprehet se krimi me mbetjet ofron fitime të mëdha ndërkohë që Anglisë kjo po i kushton 1 miliardë £ në vit. Rasti më i fundit është ai i një qendre riciklimi në Gloucestershire që operonte pa leje duke i mundësuar pronarit fitime prej mijëra paund. Krimi me mbetjet është “droga e re” sipas drejtorit të Agjencisë së Mjedisit duke mundësuar fitime të mëdha ndërkohë që autoritetet përpiqen të arrijnë dëmet që kjo i shkakton shoqërisë.

Ministri Koka takon homologun gjerman Wenzel

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka priti sot ne nje takim Ministrin e Mjedisit, Energjisë dhe Mbrotjes Klimatike në Saksoninë e Poshtme në Republikën Federale të Gjermanisë, z. Stefan Wenzel dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë. Ministri Koka e njohu ministrin Wentzel me arritjet e qeverisë shqiptare në përgjithësi dhe të Ministrisë së Mjedisit në veçanti në harkun kohor të tre viteve duke theksuar progresin e dukshëm në përafrimin e legjislacionit kombëtar me atë të BE-së dhe hartimin e politikave mjedisore sipas standarteve europiane, rritjen e investimeve me qëllim rehabilitimin e dëmeve të së shkuarës dhe sjelljen e mjedisit në qendër të vëmendjes së opinionit publik.

Semani i Detit të Vdekur

Ai quhet Petraq Trifka. Është i zoti i tavernës më të mirë në Seman. Gjithmonë i qeshur, dhe me fytyrën e skuqur nga zjarri i kuzhinës. Kur pyet çfarë ka, ai përgjigjet gjithmonë njësoj: “Çfarë nuk ka. Ka iriq që ta dish ti me sa zor e zëmë, kërmij të mbledhur kur ka rënë vesa, bretkosa që të lëpish gishtat, peshk e ngjala të sapodala nga rrjeta, tavë bibe që e ka traditë zona. “Çfarë do ti, thotë dhe ta mbush tavolinën, që të rrish tre ditë duke ngrënë. Sapo ka hapur një tavernë të re, ngjitur me të vjetrën. “E bëra për 25 ditë -tregon, se erdhën këta të TAP, e donin kushte të mira për të ngrënë drekën, përditë.” Dhe Petraqi nuk e mendoi dy herë. Ndërtoi brenda muajit një tavernë moderne, ku tavolinat janë përditë të zëna.