mbetje urbane

Dropulli, pa lekë për plehrat

Bashkia e Dropullit, e krijuar pas reformës territoriale, arrin të grumbullojë vëtëm 1/7 e sasisë se mbetjeve urbane. Pjesa tjetër e mbetjeve mbetet rrugëve dhe fshatrave, sepse Bashkia ka vetëm një mjet grumbullues të mbeturinave, nga 10 që do të duheshin për të krehur të gjithë zonën e bashkisë. Por edhe sasia e mbeturinave që grumbullohet, rreth 15 tonë në javë, përfundon në lumin Drino.

Durrësi, një “bombë” e plehrave; mbi 70 mijë tonë në qiell të hapur

Në venddepozitimin e mbetjeve urbane në Durrës derdhen çdo ditë 200 tonë, ose 70 mijë tonë mbetje në vit. Ky vend shërben si për Bashkinë e Durrës edhe për atë të Shijakut. Vendgrumbullimi eshte kthyer dhe në një vatër ushqimi për kafshët e shpezët që përfundojnë më pas në tryeza. specialistët e mjedisit shpjegojne se si kjo fushe po i rrezikon banoret. “Këtu vijnë mbetjet e pa asnjëlloj ndarjeje. Plastika nën efektet e diellit degradohet dhe përhapen nëpërmjet ajrit, apo ujit përfundojnë në det. Zjarri dhe djegia e tyre çliron substanca kancerogjene, ndaj duhen ndarë mbeturinat.

Informacioni për mbetjet urbane tashmë edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror

Pas prezantimit të hartës së parë dixhitale dhe interaktive të venddepozitimeve ekzistuese të mbetjeve të ngurta urbane, MZHU në bashkëpunim me ASIG, tashmë ka përfshirë dhe integruar informacionin mbi venddepozitimet e mbetjeve të ngurta urbane edhe në Gjeoportalin e Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Harta evidenton situatën mbi venddepozitimet ekzistuese në territorin e vendit. Informacioni është publik për gjithë aktorët e mundshëm si institucione qendrore e lokale, donatorë, investitorë, zhvillues dhe qytetarë.

Kosova e Austria shkëmbejnë përvojen në prodhimin e energjisë

Me ftesë të Kompanisë publike Energy Transfer Viena, zëvendës ministri i MMPH-së, z. Ferat Shala po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë. Ai është pritur nga menaxheri gjeneral i kësaj kompanie dr. Rudolf Hofbauer, dhe zyrtarë tjerë të lartë si PeterWachsenegger e Walter Muskat si dhe ka vizituar impiantet kryesore të menaxhimit të mbetjeve urbane që menaxhohen nga kjo kompani. Kompania Energy Transfer Viena, është kompani lidere në sektorin e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe një ndër kompanitë më të njohura evropiane në zbatimin e standardeve të larta mjedisore dhe teknologjive moderne për trajtimin e mbetjeve urbane dhe prodhimin e energjisë.

Ndryshimi i politikave për mbetjet urbane i kushton shtrenjtë shqiptarëve

Në 18 Prill 2017, në fshatin Katund i Ri të njësisë administrative Bradashesh, rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri si dhe ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, inaguroi hapjen e inceneratorit të djegies së plehrave të Elbasanit – një investim me partneritet publik privat, i pari i këtij lloji në Shqipëri. “Jemi këtu për të parë nga afër një impiant që është shëmbëlltyrë kuptimplotë e teknologjisë së fundit dhe padyshim, një investim për të cilën nuk kemi si të mos jemi krenarë,” i tha Rama dinjitarëve dhe të pranishmëve të mbledhur.

Në Mitrovicë gjenden 60 milionë ton mbetje industriale

Ndonëse një pjesë është shitur më herët, mbi 80 milionë tonë mbetje industriale të “Trepçës”, që përbëjnë metal, plumb, zink, argjend dhe metale tjera të rralla të akumuluara gjatë 80 vjetëve të punës së gjigantit ekonomik, do të trajtohen pas zyrtarizimit të Ligjit për “Trepçën”. Nga trajtimi (shitja) i mbetjeve industriale “Trepça” do të përfitojë miliona euro, shkruan sot Gazeta “Zëri” Ndër problemet me të cilat përballet “Trepça” pa dyshim janë mbetjet industriale nga përpunimi i xehes me flotacion dhe metalurgji, të cilat kanë dëmtuar në masë të madhe ambientin në Mitrovicë dhe krahas kësaj edhe e kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Mitrovicës.

Një foto “flet”, por a sjell ndryshim?!

Kur flet për mjedisin, gjithnjë e me tepër kupton se kjo fushë po merr vëmendjen e munguar në nivele drejtuese, por edhe më tej. Komuniteti i gjerë njeh dhe sheh situatën e mbetjeve urbane; kur ka përmirësim, apo kur ajo kërkon edhe më tej ndërhyrje. Individ të çdo moshe informohen sesi mund të përmirësojnë peizazhet ku jetojnë, reagojnë me opinione, të cilat më pas përçohen në instancat përkatëse, përgjegjëse për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Te kazani, (ar) miku im!

Më yshti për të shkruar këto radhë, një mik në rrjetet sociale, i cili kishte postuar një falënderim ironik për komshiun e tij. Komshiu dembel dhe aspak i emancipuar e hidhte për vite me radhë qesen e plehrave nga dritarja e shtëpisë, por çuditërisht herën e fundit kishte zbritur ca shkallë, duke e lënë aty, te pragu i tjetrit. Një hap brilant emancipimi, që në dukje të bën për të qeshur. Si rregull, jo vetëm për kulturë komunitare, komshiu ende i pagdhendur duhej ta linte qesen te kazani që ndodhet disa metra më tutje. Por nëse ky rob Zoti, apo rob koti (quajeni si të doni) ndryshon pas kaq shumë vitesh, nuk është faji i tij.

Tirana do t’a paguajë shtrenjtë koncesionin e inceneratorit të plehrave

Në prag të Krishtlindjeve, një njoftim i ngjitur pas portës së hekurt në landfilldin e Sharrës shpjegonte se në janar 2018 hynin në fuqi rregulla të reja për përpunimin e plehrave të kryeqytetit. Sipas njoftimit, personat e vetëpunësuar në industrinë e riciklimit në Sharrë si dhe kompanitë që depozitojnë mbetje aty duhet të kontaktojnë me kompaninë koncesionare para se të vazhdojnë aktivitetin e tyre.