mbetjeinerte

Ndal hedhjes së mbetjeve në përrenj e lumenj

 

Dhjetra pika ku hidhen mbeturinat urbane dhe ato inerete, në mënyrë të paligjshme, janë identifikuar në Bashkinë e Elbasanit nga ekspertë të organizatës Forumi i Mendimit të Lirë. Kanale, përrenj, lumenj, mjedise të ndryshme publike, rrugë etj, janë shndërruar nga banorët apo kompanitë që prodhojnë mbetje inerte, në landfille, duke krijuar probleme serioze me mjedisin.

Sheshet e ndërtimeve si vend-depozitimi për inertet urbane

Në përditshmërinë e punës së AJMMI-t (Agjencia e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) për monitorimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në bashkitë JP të rajonit të Sarandës, ndeshesh shpesh me një dukuri sa të dëmshme po aq edhe të shëmtuar për hapësirat turistike të zonës! Shumë qytetarë apo banorë të periferisë e kanë bërë zakon që mbetjet e ngurta të dala nga rikostruksioni i banesave vetiake apo edhe ndërtesave tregtare, t’i hedhin vend e pavend!