mbetjet

'Mbetjet', largohen aktivistët e AKIP

Rreth 80 aktivistë të AKIP (Aleancës Kundër Importit të Plehrave) kanë nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të mërkurës një protestë para Parlamentit të Shqipërisë për të kundërshtuar ligjin e mbetjeve, ndërsa kanë kaluar të gjithë natën aty.Ata shprehen se protesta e nisur një ditë më parë i paraprinë asaj që do të realizohet ditën e sotme para nisjes së seancës plenare të parlamentit, e cila do të jetë akoma më e madhe.Sipas tyre, sot ishte parashikuar në rendin e ditës futja në votim e dekretit të Presidentit Nishani që kërkon rishikimin e ligjit, ndërsa është hequr me qëllim në orët e fundit për të dështuar protestën.

“Liqenin e Fierzës e mbulojnë mbetjet plastike”, videoja shqetësuese bëhet virale në rrjet

Ndotja në liqenin e Fierzës mbetet ende një problem shqetësues, edhe pse banorë të zonës dhe ekspertë të mjedisit kanë ngritur herë pas here zërin. Tashmë shqetësimi për nivelin e ndotjes në liqenin e Fierzës i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Një video e publikuar në NewsFlare dhe LiveLeak, e cila tregon nivelin e madh të ndotjes në këtë liqen, është bërë virale vetëm në pak orë pasi u publikua.

5 arsye pse bota ka kaq shumë mbetje

Nëse keni nevojë për pak motivim që ta shmangni përdorimin e pipëzës sa më shumë që të keni mundësi, atëherë dëgjoni këtë: shkencëtarët kanë zbuluar se edhe akulli i detit Arktik, që gjendet shumë larg qendrave metropolitane, rezulton të ketë në të përmbajtje plastike. Sipas Dr. Jeremy Wilkinson nga Studimi i Antarktikut Britanik, "mikroplastika gjendet tashmë kudo në ujërat sipërfaqësorë të oqeanit botëror. Asnjë vend nuk është imun ndaj saj"

Banorët e Lezhës: Keqmenaxhimi i mbetjeve, rrezik për shëndetin tonë

Shoqata "Together for Life" ka zhvilluar një takim me komunitetin e qytetit të Lezhës. Qëllimi i takimit ishte informimi i komunitetit për premtimet që kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ka bërë lidhur me problematikat mjedisore të qytetit dhe çfarë është përmirësuar gjatë 3 viteve. Gjithashtu u bë një prezantim për të drejten e informimit dhe aksesin e qytetarëve për të marrë informacion. Gjatë diskutimeve u theksua një nga problematikat mjedisore më të mprehta të qytetit të Lëzhës, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe mos funksionimi i nismës për të ndarë mbetjet sipas koshave përkatës të vendosur nga bashkia.

BE-ja në rrezik të përmbytet prej mbeturinave plastike

Deri tani më shumë se gjysma e mbeturinave plastike të botës eskportoheshin për në Kinë, por Pekini vendosi tani t'i ndalojë ato. Aktivistët kinezë të mjedisit gëzohen, por Gjermania gjendet para një problemi. Mijëra tonelata mbeturina plastike grumbullohen çdo vit në vendet e industrializuara dhe shpesh ato përfundojnë në Kinë.

BE-ja u shpall luftë mbetjeve plastike

Komisioni i BE-së dëshiron të ndalojë produktet plastike njëpërdorimshe. Qëllimi është të frenohet ndotja e lumenjve dhe e deteve me mbetje plastike.

Bomba e helmit në Durrës, ekspertët: Ndotja në nivele alarmante

 

Janë mbi 60 familje të cilat nuk kishin zgjedhur të jetonin pranë mbetjeve, pasi kur ata ndërtuan shtëpitë në këtë zonë periferike në Durrës, mbetjet ishin larg. Por, mungesa e menaxhimit të tyre ndër vite ka bërë që sipërfaqja e vendgrumbullimit të zgjerohet dhe pirgjet me mbeturina të jenë vetëm pak metra larg.

Deti “rrëmben” tokën në Kune-Vain

Në zonën e Kune-Vainit, pranë Shëngjinit, brenda pak viteve deti ka përparuar disa metra drejt tokës. Asgjë nuk është bërë për të ndaluar “pushtimin” e tokës nga deti.

Deti i gjelbëruar

Me këmbëngulje të madhe mundohemi të shtojmë gjelbërimin në tokë, por mesa duket deti na parapriu. Sezoni turistik në Vlorë sapo ka filluar dhe turistët po çuditen nga deti i gjelbëruar që po gjejnë në plazhet e Vlorës.

Gramsh, pranë banesave 20 ton mbetje plumbi dhe zhive

Rreth 20 tonë mbetje të rrezikshme të uzinës së dikurshme të prodhimit të baterive në Gramsh, prej më shumë se 5 vitesh, janë depozituar në një magazinë e cila jo vetëm nuk plotëson asnjë prej standardeve të ruajtjes së lëndëve të rrezikshme, por për më tepër është në mes të një zone të banuar në periferi në qytetit. Banorët nuk e dinë se çfarë rreziku u kanoset por specialistët japin alarmin për rrezikshmërinë e tyre.

Impiant për mbetjet e naftës edhe në Zharrëz, kapacitet 50 tonë në 24 orë

Fieri është kthyer në një “magnet” për investimet që lidhen me impiantet e përpunimit të mbetjeve. Pas inceneratorit në zonën e Verrisë duket se një tjetër projekt do të zbatohet në fshatin Zharrëz, për të cilin është dhënë edhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Impianti i mbetjeve në Sharrë, si do jetë projekti i trajtimit

Të gjitha mbeturinat e Tiranës do të izolohen me tre shtresa kapsulimi që nuk lejon çlirimin e gazit në atmosferë dhe depërtimin e ujerave nën toke si dhe përhapjen e tyre më tej. Më pas këto shtresa do të mbulohen me një metër dhe vegjetative ku do të mbillen lule dhe pemë.

Kina ndalon me ligj importin e plehrave, amerikanët fillojnë përdorimin e landfilleve

Mijëra ton mbeturina në Amerikë po depozitohen në landfille, pasi Kina, vendi ku ato dërgoheshin për riciklim, ka shtrënguar ligjet e importit të plehrave. Ky lajm është zhgënjyes jo vetëm për konsumatorët e ndërgjegjshëm për mjedisin, por është gjithashtu një problem për kompanitë amerikane të menaxhimit të mbeturinave, veçanërisht ato në shtetet perëndimore.