mbetjet plastike

Detet e Azisë, koshat e mbetjeve plastike të planetit

Në Vietnam qeset plastike kanë mbuluar gjithë ekosistemin e kënetave detare, në Tajlandë një balenë ngordhi pasi gëlltiti një numër të konsiderueshëm mbetjesh plastike dhe kur përmendim ishujt indonezianë, ata nuk kanë më asgjë të përbashkët me parajsat aziatike.

Emerging-Europe: Shqipëria ndalon me ligj përdorimin e qeseve plastike

“Shqipëria ka marrë masa për të reduktuar mbeturinat plastike dhe ndotjen duke vendosur me ligj një kufizim në importimin, prodhimin, përdorimin dhe shitjen e qeseve plastike të lehta”, shkruan Emerging-Europe. Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi tha se qeset e lehta plastike nuk janë të riciklueshme. “Ata duhet të kenë një trashësi minimale prej 35 mikronësh në mënyrë që të jenë të ripërdorshme dhe të kenë vlerë riciklimi”, tha ajo. Vendimi ka për qëllim inkurajimin e prodhimit të qeseve të biodegradueshme me shumë qëllime që mund të shpërbëhen në 36 muaj. Prodhuesit dhe importuesit që nuk zbatojnë ligjin në Shqipëri do të gjobiten 100,000-150,000 lekë (700-1186 euro).

Fushatë shokuese kundër pipëzave plastikë

Një fushatë shokuese e paraqitur nga Greenpeace për të mbajtur vëmendjen e lartë ndaj plastikave në Oqeane. Mbeturinat që rrjedhin në dete prodhojnë dëme të pariparueshme. Kjo është arsyeja pse shoqata mjedisore i kërkon bizneseve të mëdhenj të prodhimit të ushqimit të shpejtë, që të mos përdorin pipëza plastike apo qese, por materiale të biodegradueshme.

Heqja e qeseve plastike, qytetarët entuziastë për nismën e qeverisë

Heqja e qeseve plastike nga mjedisit po pritet mjaft mirë nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë si pozitive nismën e qeverisë për heqjen nga qarkullimi të qeseve plastike, të vlerësuar nga Organizata Botërore e Mjedisit si një nga ndotësit më të mëdhenj të mjedisit. Qytetarët e pyetur nga ATSH shprehen pozitivë për këtë nisëm. Dikush thotë se duhet të zhduken fare nga qarkullimi. Dikush tjetër vlerëson se mbetja e tyre stok është e rrezikshme. Kemi nga ata që thonë se kjo qese plastike duhet zëvendësuar me material tjetër.

Ja i ndaluam qeset (më në fund), po bidonave si do ua bëjmë?

Unë jam shumë dakord për ndalimin e qeseve të vogla që përdoren masivisht në tregje. 7 vjet më parë, në ditën e mjedisit, me një grup njerëzish që u dhëmb ky vend, ne kërkuam miratimin e një ligji për këtë gjë. Por nuk na dëgjoi njeri.

Plastika na vjen në tryezë përmes peshkut të detit e lumenjve

Dëmi që po i bëjmë çdo ditë lumit dhe detit duke hedhur qese dhe plastike, na kthehet të gjithëve në tryezë. Ambientalistët thonë se mikroplastika depërton deri tek indet e peshkut, te cilin e konsumojmë në shtëpi apo restorante. Ndërkohë ata që merren më mirë ushqyerjen sugjerojnë që në këtë situatë të konsumohet peshku i rezervatit. Lënda bazë e qeses plastike është nafta. Që një qese plastike të dekompozohet, i duhet mbi 500 vjet. Shumë prej tyre përfundojnë në lumenj. Po cili është fati i qeseve pas përdorimit nga njerëzit?

Riciklimi i qeseve, qeveria reflekton. Biznesit do t’i lihet kohë

Kompanitë që riciklojnë qeset plastike do të kenë në dispozicion disa muaj kohë, për të përshtatur teknologjinë e prodhimit të qeseve, që tashmë lejohet të përdoren nga subjektet tregtuese apo konsumatorët. Marrëve-shja u arrit pas konsultimeve mes përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesit.