mbrojtja e mjedisit detar

Arrihet marrëveshja historike: Parku më i madh ujor në Antarktidë

24 vende dhe BE ranë dakord të premten për krijimin e parkut me të madh detar në ujërat e Antarktidës, që mbulon një sipërfaqe oqeanike prej 1.55 milionë kilometrash katrorë. Komisioni për mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve jetësore të Antarktidës, gjatë një takimi në Hobart të Australisë tha se parku në detin Ross do të mbrohet nga peshkimi për 35 vite. Ujërat e detit Ross konsiderohen si më të rëndësishmet në botë nga pikëpamja ekologjike.

COP20 do të mbahet në Tiranë në vitin 2017

Konferenca e 19-të e Palëve Kontraktuese të Konventës së Barcelonës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe të Rajonit Bregdetar të Mesdheut ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Republika e Shqipërisë për të organizuar vitin e ardhshëm në Tiranë takimin e Konferencës së Palëve COP20. Gjatë konferencës së mbajtur në Athinë në datat 9-12 Shkurt 2016, palët e pranishme shprehën miratimin për ftesën e Shqipërisë, duke vendosur që Konferenca e 20-të e Palëve të mbahet në Tiranë në fund të vitit të ardhshëm. Shqipëria aderon në Konventën e Barcelonës prej vitit 2000.