mbrojtjaekafsheve

Aktivizmi i Rrugës që po godet botën, tani në Shqipëri!

Shivonne dhe Ruth janë dy aktivistë të rinj për të drejtat e kafshëve të cilët kohët e fundit po udhëtojnë me një fugoncinë nëpër Ballkanin Perëndimor për të zhvilluar takime rreth aktivizmit dhe për të ndihmuar njerëzit që të ndërtojnë aktivizëm më të fuqishëm në zonën e tyre.

Italia shpëton tre arinj shqiptarë, i strehon në parkun e Romës

Gianni, Sam dhe Mary u shpëtuan dhe tashmë ndodhen në shtëpinë e re të tyre, Bioparco, në Romë të Italisë. Bëhet fjalë për tre arinj të murrmë, të cilët nëse do të rrinin në Shqipëri, do të kishin një jetë gjithë keqtrajtime dhe shfrytëzime. Është kjo ajo që thonë mediat italiane, lidhur me shpëtimin e tre arinjve shqiptarë, ku për shpëtimin e tyre u përfshinë tre shoqata për mbrojtjen e kafshëve, parku i Romës, ministria e Turizmit në Itali dhe ajo e Mjedisit në Shqipëri.