mbrojtje ligjore

Armët kimike, ndalohet me ligj sjellja e tyre në Shqipëri

Asnjë armë ose lëndë kimike nuk mund të sillet në Shqipëri. Qeveria ka miratuar një ligj të ri për “Menaxhimin e Kimikateve”, ku ndalohet importi dhe eksporti i armëve kimike. Madje ligji i ri ndalon edhe testimin e lëndëve kimike tek majmunët apo kafshët e tjera. Sipas qeverisë kush do të shkelë rregullat për përdorimin e kimikatave do të gjobitet me nga 300 mijë deri në 10 milionë lekë. Ligji i ri që ka hyrë tashmë në fuqi, sipas qeverisë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit.

Koka: Së shpejti do të kalojmë ligjin e ri për zonat e mbrojtura

Në prezantimin e analizës vjetore të vitit 2015 dhe objektivave të vitit 2016 të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) ministri i Mjedisit Lefter Koka duke folur për dëmet që janë shkaktuar në zonat e mbrojtura ndër vite, u shpreh se po përgatitet ligji i ri për Zonat e Mbrojtura. “Ajo që shumë shpejt do të kalojë në parlament do të jetë ligji i ri i Zonave të Mbrojtura, ku vetë Agjencia do të mund të vetëfinancohet. Unë jam i bindur që Shqipëria i ka resurset e nevojshme turistike për të mundësuar një zhvillim, të kësaj Agjencie dhe një zhvillim të vetë zonave.

Luanëve të Afrikës u jepet mbrojtje ligjore

Një agjenci amerikane të hënën i cilësoi dy specie luanësh si të rrezikuara duke u ofruar atyre mbrojtje ligjore çka e bën të vështirë për t’u gjuajtur nga gjuetarët. Shërbimet amerikane të peshkimit dhe jetës së egër i cilësuan luanët e gjendur në Afrikën Perëndimore dhe atë Qëndrore si “të rrezikuar” dhe ata të Afrikës Lindore dhe Jugore si “të kërcënuar” dhe thanë se do t’u mbajë peng lejet shkelësve. Këto masa, të ndërmarra sipas ligjit më të fortë për mbrojtjen e kafshëve, do të hyjnë në fuqi në janar të 2016-tës. Këto masa janë vazhdim i masave për mbrojtjen e elefantëve dhe çitave afrikane.

Saimir Tahiri propozon një ligj për dënimin e dhunës ndaj kafshëve… që sakaq ekziston

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se do të propozojë “për herë të parë” ndëshkimin me ligj të keqjtrajtimit të kafshëve, por një verifikim i katalogut të ligjeve aktualisht në fuqi sugjeron se në fakt, ndalimi i keqtrajtimit dhe parashikimi i ndëshkimeve me gjobë për rastet e keqtrajtimit sakaq është në fuqi. “Pas qindra komunikimeve me shumë qytetarë lidhur me keqtrajtimin sistematik të kafshëve, pas sqarimeve të vazhdueshme mes pafuqisë ligjore për të vepruar dhe indiferencës së shumë institucioneve...

Taivan, ndalohet me ligj therja e qenve dhe maceve

Parlamenti tajvanez ka miratuar një ligj që ndalon therjen e maceve dhe qenve për konsum njerëzor. Ata që shkelin ligjin përballen me gjoba, ose me dy vite burg, ndërkohë që emrat dhe fotot e tyre bëhen publike. Masat janë marrë me qëllim që të përforcohen ligjet për mbrojtjen e kafshëve në qytet. Lëvizja e së martës konsiderohet një arritje e madhe dhe përbën një amendament të aktit tajvanez për mbrojtjen e kafshëve, i pari i këtij lloji në Azi. Në 2001, Tajvani miratoi një ligj që ndalonte shitjen e mishit të maceve dhe qenve për, siç cilësohej, qëllime ekonomike.