Memaliaj

Pranë Vjosës, pa ujë

Prej gati rreth një muaji, banorët e Memaliajt po vuajnë furnizimin me ujë të pijshëm. Kjo gjë i ka detyruar ata që të përdorin burimet rreth e qark qytetit. Fetahu la emigracionin dhe u kthye në qytetin ku jetonte në vitin 2005. Ai thotë se situata e furnizmit me ujë në Memaliaj ishte rregulluar pas vitit 2013. Por tani, për shkak të kufizimeve, ai është i detyruar që të mbushë ujë në një prej burimeve pranë qytetit.

Zjarr në Memaliaj, digjen rreth 5 ha pisha e drurë frutorë

Pavarsisht se temperaturat janë ulur dhe rreziqet nga zjarret duket se janë eliminuar rikthehen flakët në fshatin Mirice, i cili ndodhet afër Memaliaj. Bëhet me dije se si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar rreth 5 ha pisha dhe drurë frutorë. Për shkak të flakëve rrezikohen të digjen të tjera drurë frutore. Mësohet se zjarrfikëset janë në vendngjarje për shuarjen e flakëve.