menaxhimi i pyllit

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Deputetë të Parlamentit Shqiptar vizitë në pyjet e Zall-Dajtit

Me ftesë të Federatës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, tre deputetë të Parlamentit Shqiptar, së bashku me ekspertë të pyjeve, në datën 20 Nëntor 2015 bënë një vizitë në pyjet e fshatit Zall-Dajt në Tiranë, ku u takuan me banorë të fshatit.

Një mirëseardhje Ilqes në kodrat e Shqipërisë së mesme

Në vitin 2008, Drejtori i Shërbimit Pyjor të Kavajës, kolegu Artur Kaja, më kishte përgatitur një surprizë që mbetet e paha-rruar në përvojën e gjatë të punës time. Me ftesë për të vizituar Plazhin e Gjener-alit, në komunën e Syneit (Bardhore), Arturi donte që të ndalnim e të diskutonim mbi një model të krijuar nga kujdestarët që kishin marrë në shfytezim tokën për-reth Plazhit të Gjeneralit.

Pjesë e parahistorisë së menaxhimit të pyjeve

Nga Haki Kola

Si i siguron fermeri drutë e zjarrit? Si trajtohet problemi në historinë pyjore, me fermerin si prerës e shkatërrues të pyllit? Në rastin konkret që shohim në këtë fermë të vogël në një fshat të Gjakovës, duket se kemi të bëjmë me zbatimin e regjimit të cungishteve me rotacion të shkurtër, të mbjella në formen e brezave të agropylltarisë, si pjesë e fermës bujqësore fare pranë shtëpisë. Trajtimi i shelgut, si dhe i materialit të përftuar, është i ngjashëm me trajtimet intensive me cikël të shkurtër në Evropën qëndore e veriore.

Pylltaria, sfida e zhvillimit në Shqipëri

Për periudhën që po kalojmë, Shqipëria është vend i veçantë në rajon që ka dy Moratoriume, një për Gjuetinë dhe tjetri më i rëndësishëm se i pari, për Pyjet. Të dy të lidhur ngushtë me njëritjetrin, pasi një pjesë e varfërisë së kafshëve të gjuetisë është e shkaktuar edhe nga gjendja e rëndë e pyjeve. Moratoriumet ndalojnë (gjuetinë, prerjet në pyje etj.), dhe për këtë bëjnë mjaft mirë! Me sa duket sikur e gjithë barra i bie Shërbimit Pyjor apo Inspektoratit Mjedisor! Po ua lamë këtë barrë vetëm këtyre, le ta themi që në fillim se gjendja në Pyje dhe kafshë të egra nuk mund të përmirësohet kurrë! 

Riciklimi i mbetjeve, modeli “gjerman” në Shqipërinë e Enver Hoxhës

Qeveria shqiptare ka deklaruar se po diskuton prej dy vitesh mundësinë e aplikimit të skemës “gjermane”, ku parashikohet që supermarketet të mbledhin mbetjet e riciklueshme. Sipas kësaj skeme, qytetarët sjellin mbrapsht shishet, kartonët, qeset e mbetjet e tjera të riciklueshme dhe për to paguhen. Produktet kanë një shtesë ekstra në çmim dhe atë shtesë e marrin mbrapsht vetëm nëse kthejnë ambalazhin e produktit të blerë. Gazetari Kreshnik Kuçaj në emisionin “Dosja E” në TV SCAN ka publikuar faksimilet e vendimeve të viteve ’80, të qeverisë komuniste të Enver Hoxhës.

Shitja e druve të zjarrit, Koka: Nga Janari 2017 ekskluzivitet i bashkive

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaron se nga data 1 Janar 2017 shitja e druve të zjarrit do të jetë ekskluzivitet e 61 bashkive në të gjithë vendin.   Ministri u ka nisur një letër kryebashkiakëve ku i njofton për vendimin për furnizimin me dru të qytetarëve.   "Nga 01 janar 2017 shitja e druve të zjarrit do të jetë ekskluzivitet i bashkive.   Furnizimi me dru zjarri prioritet për ju. Ju nxis të shihni si aset të vyer ekonomik, pyjet që keni ne menaxhim nga maji 2016.  

Zhvillimi i pylltarisë në zonat urbane

Pylltaria është për t’u shërbyer të gjithë njerëzve, si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. Pyjet dhe drurët pranë dhe rreth qyteteve e qendrave të banuara luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Mirëqenia fizike dhe psiqike e qytetarëve shtohet pasi pyjet dhe drurët në qytete kanë veti rikrijuese, japin kënaqësi dhe freski si dhe kanë ndikime të ndjeshme mbi mjedisin fizik, biodiversitetin dhe cilësinë e ajrit. Ata mbrojnë nga era dhe zbutin ndikimet e zhurmave dhe ndotjeve.

Zhvillimi i pylltarisë urbane, a duhet të jetë në vazhdim të Rilindjes urbane?

Sot flitet për një jetesë moderne por dhe varfëri të tejskajshme në shumë vende të globit. Kjo periudhë po shoqërohet me nivele në rritje të sëmundjeve kronike si; të zemrës, obeziteti, stresi dhe shëndetit të dobët mendor, është një shqetësim në të gjithë botën. Kostoja që kanë të bëjnë me këto sëmundje është një barrë e madhe në buxhetet e të gjitha vendeve. Në përmirësim të kësaj gjendje, politikëbërësit, gjithnjë janë duke kërkuar alternativë në parandalimin, si një investim me kosto më të ulët dhe si trajtim mjekësor me efektiv.