menaxhimi i riskut

Takimi i parë i grupit teknik të punës & trajnimi për Vlerësimin Paraprak të Rrezikut nga Përmbytjet

GIZ nëpërmjet projektit "Përshtatja me Ndryshimet Klimatike në Menaxhimin Ndërkufitar të Rrezikut nga Përmbytjet në Ballkanin Perëndimor” financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), mbështet vendet e rajonit në fushën e menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet. Ky projekt kontribuon në përmirësimin e kapaciteteve teknike të vendeve breglumore për kryerjen e Vlerësimit Ndërkufitar Paraprak të Rrezikut nga Përmbytjet (PFRA) dhe mbështet zhvillimin e masave dhe instrumentave ndërkufitare për menaxhimin e këtij rreziku.