merkuri

Ndotja nga mërkuri i kushton komuniteteve humbje në potencialin e fitimit në Shqipëri

Ndotja nga mërkuri kushton 2 milionë deri në 25 milionë lekë humbje në potencialin e fitimit vetëm në një komunitet shqiptar, bazuar në studimin e fundit të publikuar në Gazetën e Manaxhimit Mjedisor. Ky është studimi i parë i vlerësuar shkencërisht për të vlerësuar humbjet ekonomike për shkak të dëmtimit të IQ prej ndotjes nga mërkuri në Shqipëri dhe në 14 vende të tjera. Qendra EDEN kontribuoi në studimin ndërkombëtar me mbledhjen e mostrave të flokëve nga individë që jetojnë pranë Gjirit të Vlorës.

Përcaktohen kostot e ndotjes së mërkurit në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion

Vendet në zhvillim dhe në tranzicion mund të humbasin miliona dollarë çdo vit në potencialin e fitimit për shkak të ndotjes nga mërkuri, sipas një studimi të ri të publikuar në Gazetën e Manaxhimit Mjedisor. Analiza, e udhëhequr nga hulumtuesi i shquar Dr. Leonardo Trasande, MD, MPP, është studimi i parë i rishikuar për vlerësimin e humbjeve ekonomike për shkak të zvogëlimit të IQ që rezulton nga kontaminimi i mërkurit në këto vende.

Riciklimi i mërkurit mund të shpëtojë jetë

Mërkuri bën pjesë në grupin e metaleve të rënda. Ai është një metal që gjendet në ajër, ujë dhe tokë, çka bën që edhe rreziku që ai mbart, të jetë i pranishëm kudo. Mërkuri nuk asgjesohet lehtë në mjedis, por është shumë toksik për njerëzit, si edhe qëndron për një kohë të gjatë në organizmin tonë. Mërkuri ekziston në disa forma në disa “mjedise”. Ai është i pranishëm në bateri, termometër, aparaturat elektronike, kryesisht në trajtë likuidi. Forma më e zakonshme ku mërkuri bëhet prezent, është zhiva e njohur teknikisht si metilike.

Studimi i ri zbulon nivelet e rrezikshme të mërkurit në gratë e moshës riprodhuese në të gjithë botën

Mërkuri, një metal neurotoksik, është gjetur në nivele të larta në të gjitha rajonet botërore në gratë e moshës riprodhuese, sipas një studimi të kryer nga IPEN (rrjeti global i shëndetit publik dhe mjedisit) dhe Instituti i Kërkimeve të Biodiversitetit (BRI ). Gratë në ishujt e Paqësorit dhe në komunitetet pranë zonave të minierave të arit në Indonezi, Kenia dhe Mianmar u gjetën të kenë nivele mesatare të mërkurit shumë herë më të larta se sa nivelet e këshilluara për shëndetin sipas Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).