mesdhe

Energjia diellore në Mesdhe

Mesdheu është njohur gjithmonë për motin me diell, por në këtë rajon centralet me energji diellore kanë qenë operacione të shkallës së vogël. Tashmë, falë teknologjisë së re dy vende bregdetare, Maroku dhe Izraeli po përqafojnë energjinë diellore në shkallë të gjerë. Ekipet e ndërtimit në shkretëtirën Negev të Izraelit po vendosin pasqyra të mëdha që do të mbulojnë një sipërfaqe prej 1 milion metrash katrorë, për ta reflektuar dritën e diellit në një kullë të lartë: “Këtu shihni ndërtimin e një centrali të madh me energji diellore që do të përmbajë 50 mijë pasqyra, të cilat do të reflektojnë diellin,” thotë një Noam Nizami i kompanisë Megalim.

Gjendje emergjence në Detin Mesdhe

Një emergjencë lokale është deklaruar në bregun italian, pasi janë derdhur tonelata të tëra me vaj nga një rafineri. Vaji ka arritur në Mesdhe dhe mund të përbëjë një rrezik shumë të madh për plazhet të cilat presin të fillojnë sezonin turistik. ‘Situata është e komplikuar. Në nuk e dimë sesa material i dëmshem ka përfunduar në det,’ ka thënë një oficer lokal. Ndërkohë janë duke u bërë përpjekje për ta grumbulluar vajin në një pikë dhe për ta mbajtur situatën nën kontroll. Gjithsesi zyrtarët janë të shqetësuar se ky incident mund të largojë turistët dhe të pengojë hapjen e sezonit turistik në disa plazhe.

Karburanti i derdhur në Mesdhe po rrezikon brigjet shqiptare

Në Mesdhe, që përbën 0.8% të të gjithë hapsirës botërore, lëvizin 25% e qarkullimit botëror të hidrokarbureve. Çdo vit 100 mijë deri në 150 mijë tonelata me hidrokarbure derdhen në Detin Mesdhe, sipas studimeve të kryera nga një agjenci në varësi të OKB-së. Edhe hapësira ujore shqiptare është drejt-përdrejt e ekspozuar ndaj ndotjes. Kjo sasi e madhe shkakton një nivel ndotjeje me faktorë kancerogjenë 10 herë më shumë se mesatarja e të gjitha hapësirave detare. Sasia e madhe e mbetjeve të hidrokarbureve që përfundon në fund të detit, i shkakton dëme të parikuperushme faunës.

KE, zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe

Pas disa muajsh negociata, Komisioni Evropian ka siguruar sot një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe, si dhe për të mbrojtur pasurinë ekologjike dhe ekonomike të rajonit. Deklarata e Maltës MedFish4Ever, një shembull praktik i politikave të suksesshme të fqinjësisë së BE-së, përcakton një program të hollësishëm pune për 10 vitet e ardhshme, bazuar në objektiva ambicioze, por realiste. Mbi 300,000 persona janë të punësuar drejtpërdrejt në anijet e peshkimit në Mesdhe, ndërsa shumë punë të tjera indirekte varen nga ky sektor.

Turizmi, Rama: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det. “Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë.