mesues

SHBA: Sondazhi i parë mbarëkombëtar për ndryshimet klimatike

Çfarë u mësohet nxënësve për ndryshimin e klimës në shkollat publike të Amerikës? Përgjigjet mund t’ju shokojnë. A flitet vërtet për ndryshimet klimatike? Si e adresojnë mësuesit problematikën e ndryshimeve klimatike në klasë, në shkollë dhe më gjerë? Këto kanë qenë disa nga pyetjet e anketës kombëtare gjithëpërfshirëse të realizuar nga NCSE. Sondazhi, i kryer në bashkëpunim me Qendrën kërkimore të Penn State University ka kaluar në site mbi 1500 mësues shkencash të shkollave të mesme dhe të larta. Drejtori i Politikave dhe Programeve pranë NCSE, Josh Rosenau, shprehet se rezultatet kanë qenë surprizuese.