meteorlogjia

2017, viti më i nxehtë që kemi parë

Viti 2017 është një nga vitet më të ngrohta, sipas shifrave të përkohshme nga Organizata Botërore Meteorologjike. WMO thotë se ka gjasa të ketë qënë viti më i nxehtë në mungesë të fenomenit El Niño. Shkencëtarët argumentojnë se trendi afatgjatë i ngrohjes globale i nxitur nga aktivitetet njerëzore vazhdon të jetë i pandryshuar. Ata thonë se shumë prej ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit që janë parë këtë vit mbajnë shenjat dalluese të ndryshimeve klimatike.

BB: Shqipëria dhe Zvicra me reshjet më të mëdha në Europë, duhet investuar në parashikimin e motit

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite. Harta globale e reshjeve e publikuar së fundmi nga Banka dalloi Shqipërisë si një nga vendet me intensitet të lartë të reshjeve me një mesatare 1,485 mm në vit. Në vendin e parë për nga volumi i reshjeve u rendit Zvicra me 1,537 mm në vit. Më tej në renditje vijnë, Norvegjia, Britania e Madhe, Austria, Kroacia dhe Bosnja të cilat kanë reshje vjetore në sasi më të lartë se 1000 mm.

Kontinenti europian goditet nga vala e të nxehtit afrikan

Europa po përjeton këto ditë një mot ekstrem, me valët e të nxehtit afrikan dhe përmbytje. I nxehti ekstrem ka shkaktuar zjarre në vendet e jugut të kontinentit si Kroacia, Italia, Mali i Zi, Portugalia apo jugu i Francës, ndërkohë që thatësira ka sjellë probleme të furnizimit me ujë në shumë zona. Turistët në plazhet e Kroacisë qëndrojnë poshtë çadrave dhe herë pas here, kridhen në det për t’u freskuar. Me temperaturat që shkojnë deri në 40 gradë celsius në hije, shumë syresh e shmangin detin nga paraditja deri në pasdite vonë.

Shënohet Dita Botërore e Meteorologjisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka shënuar sot 23 Marsin, Ditën Botërore të Meteorologjisë. Me këtë rast, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme i vizituan objektet e institutit, ku u njoftuan nga afër me metodologjinë e punës dhe me pajisjet meteorologjike. Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mendim Rugova, tha se IHMK ka nevojë për fonde dhe për ndihmë institucionale ngase pas përfundimit të luftës, Kosova ka trashëguar një gjendje kaotike sa i përket gjendjes ekologjike dhe ruajtjes së mjedisit në përgjithësi. “Ishin sfida të rënda për ne, në veçanti për ngritjen e institucioneve ekologjike në këtë fushë për të riorganizuar kapacitete njerëzore në mungesë të madhe të potencialeve teknike-teknologjike, për të qenë koherentë me avancimin e kësaj fushe”.

Teknologjitë e reja për parashikimin e motit

Nevoja e parashikimit sa më të saktë të motit sa vjen e bëhet një domosdoshmëri dhe në shumë raste mund të shpëtojë jetë njerëzish. Materiali në vazhdim na çon në Amsterdam ku këtë javë u hap një panari mbi disa teknologji të reja për të parashikuar motin. Në këtë epokë të ndryshimeve klimatike, parashikimi i motit po bëhet përherë e më tepër jo vetëm thjesht një rekomandim për marrjen me vete të çadrës, por ndoshta edhe për shpëtimin e jetës së njerëzve. Këtë javë në Amsterdam u paraqitën disa teknologji të reja për të parashikuar motin.