Milena Harito

Prezantohet Harta Unike dixhitale dhe kufinjtë e rinj administrativë

Shteti shqiptar ka tashmë një Hartë Unike Dixhitale, në të cilën janë pasqyruar informacionet e 43 shtresave hartografike. Kjo hartë së bashku me kufijtë e rinj administrativë të përcaktuar në bazë të ndarjes së re territoriale janë prezantuar sot paradite në një aktivitet të organizuar nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, me pjesëmarrjen e 61 kryetarëve të bashkive dhe drejtues të institucioneve kryesore në vend.