mineral

Në Islandë zbulohet një mineral i ri

Një mineral i ri zbulohet në Islandë. Shkencëtarët raportojnë se minerali i sapo zbuluar “topsoeite” përbëhet nga molekulat e ujit, hekurit dhe fluori. Minerali u zbulua pranë vullkanit Helka dhe Eldfell dhe se prej kohësh mostrat e marra pranë këtyre dy zonave po studioheshin. Tonçi Baliç-Zhuniç nga Universiteti i Kopenhagës, tha se ky është mineral i shtatë i ri i zbuluar në këtë zonë që nga viti 2009. Ai shtoi se zona e vullkanit është shumë e pasur me minerale dhe se ka mundësi për të zbuluar lloje të reja.