Ministria e Energjise dhe Industrise

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

“Të mbrojmë lumenjtë” reagojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë

Organizatat e grupimit “Të mbrojmë lumenjtë” u bashkuan ditën e djeshme (19.12.2016) përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për një protestë paqësore. Përfaqësuesit e organzatave shfaqën fotografi të Valbonës nga Koncert - Protesta e organizuar në datën 29.10.2016 dhe nga vendet ku po bëhen punime për ndërtimin e Hidrocentraleve. Shenjë dalluese e pjesëmarrësve ishte mbyllja e gojës në shenjë demonstrative për t'iu theksuar insititucioneve shtetërore: Ju nuk na dëgjoni, nuk na shikoni, nuk merrni parasysh komunitetin e prekur!

90 ditë kohë për të rregulluar lidhjet dhe për të bërë kontratat me ujësjellësin – Prezantohet reforma në sektorin e ujit të pijshëm

Të gjithë konsumatorët që furnizohen në mënyrë të parregullt me ujë, duke evituar faturimin, do të kenë vetëm 90 ditë kohë për të vetërregulluar situatën dhe për të lidhur kontratat. Vetëm gjatë këtyre tre muajve të parë, prerja e lidhjeve të paligjshme do të jetë pa penalizime. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Kryeministri Rama prezantuan ditën e hënë përpara krerëve të pushtetit vendor reformën në sektorin e ujit të pijshëm.

Bashkia kundër HEC-it në Theth: Duhej të na merrej mendimi ne dhe banorëve

Bashkia Shkodër e quan të paligjshme dhënien me koncesion të hidrocentralit në Theth që do të ndërtohet në lumin e Shalës. Qeveria shqiptare miratoi dhënien me koncesion për subjektin “bashkimi i operatorëve të shoqërive ‘Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI’, ‘Shala Energy PLC’ dhe ‘Falak Properties LLC'” me një vlerë prej 84 milionë eurosh, me një afat prej 36 muajsh për zbatimin e projektit. Pasi ky lajm u bë i ditur përmes mediave, Bashkia Shkodër ka marrë informacion në lidhje me procedurat e dhënies së këtij koncesioni.

Bursa e energjisë, baza ligjore gati

Ministria e Energjisë ka tashmë gati projektin përfundimtar të Bursës së Energjisë. Fakti u pohua nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në aktivitetin “Ekspoforum- Tregu i ditës në avancë si pjesë e politikave liberalizuese dhe integrimit rajonal të tregjeve të energjisë” që mbahet në Tiranë. Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se nisma ligjore është në proces diskutimi me grupet e interesit e shumë shpejt do të depozitohet në Kuvend.

Bursa e energjisë, miratohet draft-ligji për krijimin

Bursa e Energjisë, një nga pjesët më të rëndësishme të tregut të energjisë, do të ngrihet së shpejti. Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit të mbajtur të mërkurën (më 22 nëntor) një projektligj që zgjidh “ngërçin”, duke përcaktuar se cili do të jetë operatori që do ta ketë nën menaxhim. Këtë detyrë, sipas vendimit, do ta ketë Operatori i Sistemit të Transmetimit. Me këtë projektligj, detyra e OST-së do të jetë menaxhimi dhe administrimi i platformës në bazë të parimit ditë në avancë.

Çfarë e vonon zbatimin e ligjit të efiçencës së energjisë

Gati një vit pas miratimit të ligjit për eficiencën e energjisë, ende aktet nënligjore nuk janë gati, gjithashtu është vonuar ngritja e institucioneve që do të bëjnë të mundur zbatimin e tij. Këto vonesa cilësohen si të dëmshme, nga ekspertë të fushës, duke qenë se edhe për Bashkimin Europian, fjala kyçe është eficienca e energjisë. Akademia e Studimeve Politike, me mbështetjen e Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (SORIS) ka realizuar një studim ku janë paraqitur fazat në të cilat ndodhet zbatimi i ligjit dhe ku jepen disa rekomandime në lidhje me problematikën që është vërejtur deri tani.

Dielli shqiptar, biznesi 500 mln euro i dekadës

Çdo hektar tokë në Shqipëri mund të prodhojë në kufijtë e 250-320 mijë euro të ardhura nga energjia diellore. Në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë qëndrojnë aktualisht 9 projekte me një vlerë investimi prej 85 milionë eurosh dhe një sipërfaqe që i kalon 174 hektarët. Gjasat janë që me potencialet që ka Shqipëria dhe çmimi 100 euro/MW që caktoi qeveria, dielli të kthehet në biznesin e dekadës. Rastet e suksesit me sipërmarrjet dhe frika nga precedenti i HEC-eve.

Edhe “Tajlanda” e Shqipërisë jepet me koncesion, HEC-i 100 milionë USD mbi lumin e Shalës

Kohëve të fundit mund t’ju ketë qëlluar të shihni nëpër rrjetet sociale disa foto mbresëlënëse nga një lumë në Veri të Shqipërisë, pamjet e të cilit janë krahasuar me ato Tajlandës. Bëhet fjalë për lumin e Shalës i cili është kthyer në atraksionin kryesor turistik të këtij viti me një frekuentim të rritje të jashtëzakonshme. Për të gjithë ata që e kanë vizituar përshtypjet janë nga më mbresëlënëset ndërsa ata që ende nuk e kanë vizituar mirë do të ishte ta bënin këtë sa më shpejt sepse shumëshpejt do të gllabërohet nga koncesionet. Madje tashmë ka një projekt konkret me tre kompani fituese të shpallura nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Efiçenca e energjisë, sa do paguajë çdo shqiptar sipas shtëpisë që ka

Efiçenca e energjisë në ndërtesa po merr një vëmendje të konsiderueshme e lidhur kjo me objektivat afatgjatë të vendit. Në raportin e konsulentëve dhe Ministrisë së Energjisë i vënë në dispozicion të Sekretariatit të Energjisë merren në vlerësim disa skenarë që shtrihen nga viti 2015 deri në 2030, raporton Tv Scan. Për të rritur efiçencën ndërhyrja në stokun e ndërtesave edhe pse është lajmëruar se do të zërë vend tek ato publike nuk përjashton ato private për t’u bërë pjesë e objektivit. Por sa është kostoja që llogaritet se do të paguajë çdo shqiptar sipas studimit.

Energji nga dielli dhe era, si do ndahet dhënia e kapacitetit 50 MW mes operatorëve

Shqipëria ka vendosur në objektiv të saj rritjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme. Në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015-2020, i cili për të arritur targetin e vendosur në masën 38% te konsumit total nga energjitë e rinovueshme, ka parashikuar ndërtimin e impianteve fotovoltaike dhe eolike, respektivisht me një fuqi totale të instaluar 50 MW dhe 30 MW.

Energji nga dielli, “Novoselë Photovoltaic” i propozon qeverisë investimin 72 mln euro në Vlorë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant” i ka kërkuar një autorizim paraprak Ministrisë së Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore. Sipas projektit që kompania ka dorëzuar, synohet të prodhohen 50 MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë eurosh. Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës në Vlorë, por ndërtimi i tij, sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-eve.

Energji nga dielli, 11 kërkesa në muaj për parqe fotovoltaike

Investimet në parqet diellore po shndërrohen në një nga bizneset më të preferuara në Shqipëri. Vetëm muajin tetor Ministria e Transporteve dhe Energjisë ka pranuar 11 aplikime nga kompanitë private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Gjeografia e tyre është e shpërndarë thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas dokumenteve zyrtare, shuma totale e investimeve që parashikohet për këto 11 vepra është rreth 25 milionë euro. Sipas procedurës së parashikuar nga ligji, kërkesat e kompanive private do ti nënshtrohen shqyrtimit nga ministria e transporteve.

Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

Pas hidrocentraleve, tendenca më e re e investimeve private në energjetikë duket se janë bërë panelet diellore. Top Channel ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në Ministrinë e Energjisë kanë mbërritur dy kërkesa të reja nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Projekti i parë parashikon instalimin e paneleve me kapacitet dy megavat në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë dhe investimi parashikohet të jetë 2.3 milionë euro.

Energji nga era, zonat e preferuara Shëngjini dhe Karaburuni

Tepelena do të jetë parku i parë eolik në Shqipëri që do të prodhojë energji nga era me një kapacitet 13 megavat. Por qeveria synon të nxisë më shumë investime të tilla, që zbusin varësinë nga burimet hidrike dhe paralelisht me këtë ulin humbjet në rrjet pasi delokalizojnë prodhimin e energjisë nga veriu, që është aktualisht në drejtim të jugut. “Bastionet e erës ndodhen këtu afër Shëngjinit, ndodhen në bregdetin shqiptar, ndodhen sidomos në Karaburun, që është zona më fizibël për të vendosur sisteme eolikë”, deklaron Gjergj Simaku, nga Ministria e Energjitikës.

Energjia diellore, impiantet larg tokave bujqësore

Interesi për energjinë diellore po rritet, por qeveria kërkon vetëpërmbatje nga sipërmarrësit, pasi tregu shqiptar nuk mund të përballojë sasi të mëdha të energjisë me kosto të larta, në fund të fundit tarifa paguhet nga konsumatori. Në këtë fazë ka incetiva për investimet e vogla deri në 50 megavat, dhe synohen të orietohen investimet në toka jo bujqësore. “Që kapacitetet që jepen të jenë në një treg të konkurrueshëm, por mbi të gjitha të kenë një treg likuid që bën të mundur kthimin e investimit.

Energjia diellore, përcaktohet çmimi i blerjes nga shteti

Energjia e prodhuar nga impiantet diellore me fuqi deri në 2 mega do të blihet nga shteti me çmimin 100 euro për megavat. Enti Rregullator ka miratuar tarifat, me të cilat shteti është i detyruar të blejë energjinë e prodhuesve privatë, jo vetëm për panelet diellore, por edhe për parqet eolike. Sipas vendimit, për energjinë e erës çmimi i blerjes është 76 euro për megavat dhe do të zbatohet për të gjitha parqet eolike me kapacitet deri në 3 megavatë. Përgjatë 10 viteve të fundit, thuajse të gjitha investimet private në burimet janë kanalizuar në ndërtimin e hidrocentraleve.

Energjia nga dielli, qeveria garant për blerjen

Që vendi të mos përballet në periudhë thatësirash me koston e lartë e të blerjes së energjisë nga importi, qeveria po nxit diversifikimin e burimeve për prodhimin e energjisë, për të zbutur varësinë 100 % nga uji. Ministria e Energjisë thotë se për shkak të klimës, rendimentin më të lartë e ka energjia diellore. Kërkesat e para për prodhues deri në 2 megavat ose sa një hidrocentral i vogël kanë mbërritur. “Ministria ka regjistruar mbi 10 subjekte për dhënien e autorizimeve në mënyrë të përshpejtuar.

Energjia, expo-forumi i parë në Tiranë

Energjia dhe fokusi i veçantë tek burimet e rinovueshme mund të quhet padiskutim kryefjala e debateve dhe zhvillimeve të këtij viti. Per herë të parë këtë vit Shqipëria miratoi ligjin “Për burimet e rinivueshme të energjisë” duke i hapur kështu rrugë investimeve potenciale që kapin qindra milionë euro. E në këtë kontekst disa nga aktorët më të rëndësishëm janë bashkuar për t’i dhënë vëmendje dhe përgjigje disa prej çështjeve dhe pikëpyetjeve që lidhen me këtë aspekt.

Fabrikë për plehrat kimike në Fier

Në zonën e Fierit është parashikuar ngritja e një fabrike për plehrat kimike. Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka publikuar një dokument me një plan për rrjetëzimin e kësaj industrie, i cili parashikon mundësinë e ndërtimit të një fabrike për plehrat kimike në këtë zonë që mund të kapë një vlerë maksimale investimi deri në 650 milionë euro. “Fabrika e mundshme e prodhimit të plehrave kimike në Shqipëri duhet të lokalizohet në Fier. Ajo duhet të furnizohet me gaz natyror nga burimet e brendshme dhe duhet të jetë njëkohësisht e lidhur me rrjetin ndërkombëtar të transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.