ministria e mbrojtjes

Korçë, vijon prej katër ditësh vatra e zjarrit në Dardhë

Vazhdon të jetë akoma aktive prej katër ditësh vatra e zjarrit në zonën e Dardhës në Korçë. Vatra aktive në Bigëll të Dardhës ka djegur një sipërfaqe të madhe me pisha. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në vendin e ngjarjes janë angazhuar 30 trupa dhe një helikopter për shuarjen e zjarrit. Gjithashtu në zone kanë mbërritur njësitë speciale, Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile. Nga burimet paraprake mësohet se zjarri është i qëllimshëm.

Ministri i Brendshëm: Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare

Situata me zjarret në të gjithë vendin, gjatë ditëve të fundit është bërë shqetësuese, edhe për shkak të temperaturave të larta. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj thotë se siguria kombëtare rrezikohet nga zjarrvënia e qëllimshme. Teksa inkurajon strukturat që luftojnë me flakët për të shpëtuar pasuri dhe jetë njerezish, ministri Demiraj paralajmëron ashpër: “Zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombetarë dhe përgjegjësit do të kapen e dënohen ashpërsisht”.

Ministrja Kodheli në aksionin për pastrimin në Kakavijë

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, inspektoi aksionin e Forcave të Armatosura për pastrimin e aksit Gjirokastër-Kakavijë, ku shoqërohej nga ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro dhe prefekti i qarkut, Flamur Bime. Ministrja Kodheli u bëri thirrje qytetarëve, por edhe pushtetit lokal që të tregonin kujdes të veçantë ndaj ambientit që na rrethon. “Do të kërkoja me përulje nga shqiptarët që hyjnë në territorin e Shqipërisë për turizëm apo për arsye të tjera, të mund ta trajtojnë vendin ashtu siç trajtojnë shtëpitë e tyre. Të hedhin hedhurinat atje ku duhet. Dhe një thirrje e kam me zë të fortë për pushtetin vendor.

Sot përkeqësohet moti. Apel për kujdes, minimizoni lëvizjet

Ministria e Punëve të Brendshme informon qytetarët se gjatë ditës së sotme, sipas buletineve meteorologjike, pritet të ketë një përkeqësim të ndjeshëm të motit, që do të shoqërohet me reshje dhe shtrëngata shiu me një intensitet të lartë, kryesisht në orët e pasdites. Rajonet që parashikohet të preken nga përkeqësimi i motit janë Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër dhe Vlorë ku në intervale kohore prej 2-3 orësh, do të ketë reshje shiu që mund të arrijnë në 30-40 mm. Përveç rajoneve të përmendura, në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit, pritet të ketë reshje bore gjithashtu të dendura.