Ministria e Shendetesise

Keqadministrimi i mbetjeve spitalore, reagon Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur ditën e djeshme në një njoftim për mediat se ka kërkuar vënien në dispozicion të një sërë informacionesh nga institucionet përgjegjëse, si ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pas denoncimit në emisionin “Stop” në Tv Klan përmes pamjeve filmike të keqadministrimit të mbetjeve spitalore nga kompania e liçencuar “Euroteam”. “Më datë 10 korrik 2017, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar përmes pamjeve filmike, keqadministrimin e mbetjeve spitalore nga kompania e licencuar “Euroteam”.

Mbetjet Farmaceutike, një analizë e praktikave aktuale në Tiranë

Gjendja aktuale e menaxhimit të mbetjeve spitalore dhe farmaceutike në Shqipëri është shumë e brishtë dhe përbën një nga shqetësimet më të mëdha që kemi në menaxhimin e mbetjeve në tërësi. Qendra EDEN në muajin nëntor dhe dhjetor të 2016 ndërmori një nismë për të zhvilluar një studim në lidhje me menaxhimin e mbetjeve farmaceutike nëWPI Farmaceutike Tiranë. Ky studim u zhvillua në saj të WORCESTER POLYTECHNIC INSTITUTE (WPI), Universitet Privat i Teknologjisë së Orientuar , themeluar në vitin 1856 në Worcester, Massachusetts.

Mbetjet spitalore, Agasi: Certifikim mjedisor për institucionet publike

Kreu i ISHMP, Ergys Agasi i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të alokojë fond në buxhetin e 2017 për pajisjen me certifikim mjedisor të institucioneve publike. ISHMP ka nisur fazën e dytë, atë të verifikimit për mbetjet spitalore. Nga 749 subjekte në rang vendi që gjenerojnë mbetje spitalore, mbi gjysma e tyre, rreth 450 kanë nevojë për pajisje me mbetje. Sipas Agasit në fazën e dytë të aksionit po inspektohen subjektet që merren me trajtimin e mbetjeve.

Veni, Vidi… Mos u kthe!

Kur kam jetuar jashtë Shqipërisë, ashtu si edhe kur udhëtoj jashtë saj, i ftoj gjithnjë të huajt të vizitojnë Shqipërinë. Flas për Rivierën, plazhet e virgjëra, gjallërinë e Tiranës, ushqimet e shijshme, Valbonën, Thethin, kanionet e Osumit e Vjosës, Korçën, Shkodrën, mikpritjen, çmimet e lira, rakinë, etj. Por tani kam marrë nje vendim. Do pushoj se beri një gjë të tillë sepse: e para do te jem thjesht një gënjeshtar, dhe së dyti, mendoj se do t’i prish punë Shqiperisë.