Ministria e Transportit

Makinat para vitit 2000, flet eksperti i Ministrisë së Transporteve: Si do bëhet kolaudimi

Automjetet janë ndotësit kryesorë të ajrit në vendin tonë; për këtë arsye është duke u diskutuar mundësia për të përmirësuar flotën e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë. Ndryshimet e reja ligjore që po diskutohen, sipas Ministrisë së Mjedisit pritet të miratohen në 2018-ën. Shkaktare të ndotjes së ajrit janë kryesisht makinat e vjetra para vitit 2000, të cilat përbëjnë mbi 60% të automjeteve në vendin tonë. Vjetërsia e makinave del në dukje edhe në të dhënat e Ministrisë së Transporteve për kontrollin teknik të mjeteve, ku rezulton se për vitin 2016 kanë ngelur në testin e shkarkimit të gazeve mbi 30 mijë automjete.

Ministri Dervishaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 8 ujësjellsave

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj bashkë me Ambasadoren Gjermane në Shqipëri Susanne Schutz, ministrin e financave, ambasadorin zvicerian dhe përfaqësues të bankës Gjermane për Zhvillim KFË, ka firmosur marrëveshjen për bashkëpunim financiar, për programin Infrastruktura Bashkiake, 3 dhe 4. Marrëveshja parashikon investime në vlerën e 47 milion eurove në total, në ujësjellës kanalizime në 8 qytete. Ministri Dervishaj, tha se falë këtyre investimeve në këto zona do të zgjidhet problematika e ujit. Ministri ishte i shoqëruar dhe nga drejtori i AKUK Ardian Alushi.

Në 2016-n anijet që ankorojnë në porte, do të paguajnë tarifë ekologjike‏

Çdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë tarifë ekologjike, duke sjellë shmangien e shkarkimit të mbetjeve dhe ndotjes së detit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua rregullorja “Për miratimin e kërkesave për parandalimin e shkarkimit të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe tepricat nga ngarkesat në det”, si propozim i Ministrisë së Mjedisit. Qëllimi kryesor është mbrojtja e mjedisit detar, përmes reduktimit të shkarkimit në det të mbetjeve të krijuara nga anijet dhe të tepricave nga ngarkesat e tyre, gjatë përdorimit të porteve të Republikës së Shqipërisë.

Shkarkimi i gazeve/ 50 mijë makina rrezikojnë të nxirren nga qarkullimi

Rreth 50 mijë automjete që qarkullojnë në vendin tonë rrezikojnë të nxirren nga qarullimi pasi nuk përmbushin kriteret për nivelin e gazeve që shkarkojnë në atmosferë. Kjo u pohua nga eksperti i Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku në studion e emisionit “Opinion”, në TV Klan. “Ky është një akt i Ministrisë së Transportit i cili vendos normat e shkarkimit të gazeve te mjeteve. Këto norma janë sipas Bashkimit Evropian dhe ne kemi detyrime si një vend anëtar. Këto norma janë menduar të vendosen me një tolerancë.

Subjektet e tregëtimit të mjeteve deri në fund të jetës pranë rrugëve nacionale, afat për zhvendosje deri më 31 Janar 2016

Kryeinspektori i ISHMP-së, Z. Ergys Agasi ka qenë ditën e sotme, në krye të aksionit, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar me mjetet motorrike në fund të jetës. ISHMP po ushtron këtë kontroll verifikimi për gjithë subjektet në 12 qarqet e vendit,që kryejnë aktivitetet në tregtimin e pjesëve të këmbimit, mjetet motorrike në fund të jetës, të vendosura anash akseve nacionale në territorin e Republikës së Shqipërisë Ky aksion ka filluar rreth 1 muaj më parë bazuar në VKM nr. 806 , datë 30 Shtator 2015 “Për miratimin e planit të masave kundër informalitetit të transportit rrugor” si propozim e Ministrisë së Transportit.

Treni rikthehet në Tiranë; 90 mln euro për Tiranë-Durrës-Rinas

Ministria e Transporteve ka vendosur të rikthejë stacionin e trenit në Tiranë, pasi zhvendosja e tij në Kashar ka ulur në mënyrë dramatike numrin e udhëtarëve. Projekti është pjesë e hekurudhës Durrës-Tiranë. “Heqja e stacionit ka ulur me 60 për qind numrin e udhëtarëve. Kështu që nëse nuk e kthejmë nuk ka gjasa që hekurudha të funksionojë.