ministria e zhvillimit ekonomik

Aksion pastrimi në Llogara

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, mori pjesë në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Certifikohen 159 udhërrëfyesit e parë turistikë të Shqipërisë

Shqipëria do të ketë për herë të parë udhërrëfyesit turistikë të certifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Janë gjithsej 159 udhërrëfyes turistikë që u pajisën me çertifikatë dhe me bexhën zyrtare, të cilat do të jenë dokumentet zyrtare që do paraqesin këto guida për të ushtruar profesionin e tyre, të rregulluar tashmë në bazë të ligjit “Për Turizmin” (93/2015). Këta emra do të jenë tashmë të afishuar në regjistrin e udhërrëfyesve të Shqipërisë, që do të afishohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Hapi i parë, vlerësimi i plazheve sipas standardit të pastërtisë

Hidhet hapi i parë i klasifikimit dhe standardizimit të plazheve dhe hapësirave të tjera turistike, sipas nivelit të pastërtisë. Pas pastrimit të mbi 15 destinacionëve më të mëdha dhe më të rëndësishme turistike, bregdetit dhe parqeve, nga Velipoja deri në Llogara, (që praktikisht janë edhe më të ndoturat, për shkak se në këtë hapësirë ndodhen edhe grykëderdhjet e lumenjve) Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Turizmit, është duke vazhduar procesin e monitorimit të mjediseve turistike, përsa i takon pastërtisë.