Ministria e Zhvillimit Urban

500 mijë euro nga UNECE për strehimin dhe zhvillimin urban, nis puna për hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi

Ministria e Zhvillimit Urban është përzgjedhur një prej 4 vendeve fituese për projektin e transhit të 10 të UNDA (United Nations Development Account)-UNECE, “Evidentimi i politikave për një strehim dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm në vendet me ekonomi në tranzicion”. Është hera e parë që Shqipëria, përfiton një projekt me vlerë 500.000 euro nga UNECE, UN-Habitat për realizimin dhe zbatimin e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2015-2030 për zhvillimin e qëndrueshëm , në nivel kombëtar si dhe për përforcimin e kapaciteteve kombëtare për zhvillimin e politikave të qëndrueshme.

BNRZH: 63.8 milion euro për projektet e zhvillimit urban dhe turizmit

Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BNRZH) për financimin me 63.8 milionë euro, të projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit, ka hyrë në fuqi dhe pritet të vihet në zbatim. Sipas relacionit që shoqëron këtë marrëveshje, projekti për zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit është pjesë e parashikimeve të programit buxhetor afatmesëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore – për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe kombëtare.

Gjermeni: Eficienca e energjisë në pallate, reduktohet fatura e energjisë

16 familje në qytetin e Përrenjasit këtë dimër e kanë kaluar në shtëpi më të ngrohtë dhe me fatura të energjisë elektrike 50% më të ulta. Ministrja e Zhvillimit Urban, Znj. Eglantina Gjermeni e shoqëuar nga kryebashkiakja e Përrenjasit, Znj. Miranda Rira dhe deputeti socialist Z. Taulant Balla kanë vizituar disa prej familjeve që jetojnë në pallatin e ndërtuar në vitin 1973, që u rikonstruktua me parametra të eficiencës së energjisë, një projekt i Ministrisë së Zhvillimit Urban, me vlerë 9.8 mln lekë. “Bashkia Përrenjas është një nga 6 bashkitë përfituese që morën fonde nga programi i eficienës për vitin 2016.

Gjermeni: Zhvillimi i rajoneve, miratohen 33 projekte të reja

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve miratoi 33 projekte të reja të infrastrukturës urbane nga Veriu në Jug, duke e çuar numrin e projekteve që janë financuar në 367. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e bëri të ditur këtë nga qyteti i Fierit, ku inspektoi 4 prej 14 projekteve të përfituara nga Bashkia e Fierit prej Fondit për Zhvillimin e Rajoneve në periudhën 2014 – 2016, me një vlerë totale prej 2 miliardë lekësh. Ministrja shoqërohej nga kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, prefekti Xhevit Bushi, dhe deputetja Adelina Rista.

Lançohet botimi në shqip i axhendës së re urbane, Gjermeni: Orienton zhvillimin e qyteteve

Pak muaj pas miratimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi Strehimin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban (Habitati III) në Quito, (Equador), Ministria e Zhvillimit Urban në bashkëpunim me UN Habitat 3, lançuan botimin në gjuhën shqipe të Axhendës së Re Urbane. Ceremonia e lançimit të dokumentit të rëndësishëm u konceptua në formën e një mëngjesi pune (Urban Breakfast-Good Morning Tirana), me pjesëmarrjen e ministres së Zhvillimit Urban, znj. Eglantina Gjermeni, ministrit për Çështjet Vendore, z. Eduard Shalsi, zv.Sekretari i Përgjithshëm i Habitat III, z. Kumaresh Misra, Drejtores Ekzekutive të PNUD në Shqipëri, znj. Limaya Eltayeb, si dhe përfaqësues të institucioneve të linjës, partnerëve ndërkombëtarë, medias e shoqërisë civile.

Miratohet Plani Kombëtar i Territorit, ja se çfarë përmban

Plani i Përgjithshëm Kombëtar i Territorit mori miratimin e qeverisë. I hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban, ai do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve dhe potencialeve të Shqipërisë. Ky plan nuk tregon sa m2 do të ndërtohen në vendin tonë dhe ku. Duke qenë se është e pamundur që në një dokument strategjik të përcaktohen në mënyrë shteruese realizimi i të gjitha investimeve në zona specifike, për të gjithë territorin e vendit.

Në 2017 gati planet urbane për 43 bashkitë e vendit

Brenda vitit 2017, 43 bashki të vendit nga 61 në total do të mund të kenë gati planet e tyre të zhvillimit urban. Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni bëri një analizë të punës së realizuar në tre vite. 26 plane urbane janë realizuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga donatatorët ndërkombëtarë. Shumë shpjet, tha ministrja Gjermeni, brenda muajit dhjetor do të fillojnë procedurat për miratimin e planeve vendore në këshillat bashkiake, më pas do të vijohet me procedurën e miratimin në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT).