miqte e Vjoses

Konçesioni i Poçemit, bashkon nesër në protestë “Miqtë e Vjosës”

Ngjarjet e fundit në lidhje me të ardhmen e lumit Vjosa kanë ngjallur reagimin e shoqërisë civile dhe shoqatave që janë në mbrojtje të këtij lumi. Më 1 shkurt, Ministria e Energjisë ka shpallur hapjen e tenderit për konçesionin e hidrocentralit “Poçem”, duke njoftuar se palët e interesuara kanë kohë deri më datë 17 mars të këtij viti për të dorëzuar ofertat e tyre. Miqtë e Vjosës shprehen se gjërat në disfavorin tonë po lëvizin me shumë shpejtësi dhe ne duhet të reagojmë sa më shpejt dhe sa më të vendosur për ta shpëtuar Vjosën nga kjo gangrenë që e ka kapur.

Parlamenti Evropian kritikon Qeverinë Shqiptare për hidrocentralet në Vjosë dhe në zonat e mbrojtura

Tiranë, Vienë, Radolfzell, 14 prill 2016. Sot Parlamenti Evropian kritikoi Qeverinë Shqiptare mbi planet për ndërtimin e hidrocentraleve dhe i bën thirrje të marrë në konsideratë zonat e mbrojtura dhe zonat e tjera natyrore të ndjeshme, në veçanti parqet kombëtare. Në Raportin e Komisionit të Zgjerimit që u miratua nga Parlamenti Evropian në Bruksel, lumi Vjosa përmendet në veçanti. PE “i bën thirrje Qeverisë Shqiptare të kontrollojë zhvillimin e hidrocentraleve në zonat e ndjeshme mjedisore si në lumin Vjosa ashtu dhe në zonat e mbrojtura për të ruajtur integritetin e parqeve kombëtare ekzistuese.”

Protestë kundër HEC/it në Vjosë. Aktivistët: Moratorium 3 vjeçar

Moratorium 3 vjeçar për hidrocentralet. Ka qenë kjo kërkesa që kanë bërë sot aktivistë të shoqërisë civile por edhe mbrojtës të lumenjve e kryesisht të Lumit Vjosë gjatë një proteste të zhvilluar në kryeqytet. Sipas protestuesve qeveria duhet të anullojë të gjitha koncensionet e hidrocentraleve të dhëna apo në proces të parashikuara mbi lumin Vjosë. Vendimi i qeverisë për ndërtimin e Hec sipas aktivistëve bie në kundërshtim më kërkesat e banorëve. Në moszbatim të kërkesave të parashtruara, aktivistët paralajmëruan përshkallëzim të protestave të tyre.