Miredite

Dajti dhe Repsi i Mirditës përfshihen nga zjarri, digjen masive me pisha

Dajti dhe Repsi i Mirditës janë përfshirë ditën e djeshme nga flaket si pasojë e tempertaturave të larta. Lokalizmi i flakëve dhe vënia në kontroll e tyre është realizuar falë ndërhyrjes së kompanisë Viva Helicopter, e njoftuar nga qendra operacionale e menaxhimit të emergjencave civile. Operacioni për shuarjen e flakëve në Reps të Mirditës vijoi për rreth 2 orë. Tempertaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në disa zona të vendit. Zona pranë teleferikut në Dajt është përfshirë nga flakë të shumta dhe për vënien nën kontroll të tyre është dashur ndërhyrja nga ajri ku është ndërhyrë, duke lokalizuar flakët dhe shuar zjarrin në pak kohë.

Kundër HEC-it mbi Fan, banorët marrin mbështetjen e prefektit

Protesta e banorëve të 11 fshatrave në Mirditë në lidhje me problemin e rrugës që ka izoluar zonën e tyre ka vëmendjen e Prefektit të Lezhës Eduart Ndreca. Ky i fundit ka zhvillua një takim me një përfaqësi të banorëve të këtyre fshatrave ku të pranishëm kanë qenë dhe përfaqësues të firmës turke që po ndërton hidrocentralin mbi Lumin Fan. Prefekti Ndreca bëri të ditur se i është kërkuar firmës që rruga e re të ndërtohet me të gjitha parametrat siç është e parashikuar në projektin fillestar, në të kundërt do të përballet me penalitete.

Mirditë, çahet toka në zonën e Kthellës, rrezikohen 5 banesa

Pesë shtëpi rrezikohen nga rrëshqitjet masive të tokës në zonën e Kthellës në Mirditë. Situata paraqitet problematike në fshatin Bungaj ku sipërfaqe të mëdha tokë kanë rrëshqitur, duke krijuar çarje të mëdha në afërsi të banesave. Nga rrëshqitjet dhe çarjet e tokës rrezikohet edhe ujësjellësi i qytetit të Rreshenit. Pak ditë më parë një segment i tubacionit të këtij ujësjellësi u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Sipas kryetarit të fshatit janë rreth 50 hektarë tokë ku janë konstatuar çarje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

Mirditë, dëmtohet rezevuari, fermerët i kërkojnë ndihmë Ministrisë së Bujqësisë

Dëmtimi i rezervuarit të Malajt në Mirditë privon nga vaditja rreth 1 mijë hektarë tokë bujqësore në këtë zonë. Stina e verës nuk është larg dhe fermerët e kësaj treve rrezikojnë të mbeten pa punuar tokat, pasi mungesa e ujit po i penalizon prej vitesh. Kjo problematikë është ngritur nga vetë Kreu i Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj sipas të cilit mungesa e ndërhyrjes prej dekadash në këtë vepër vaditëse ka sjellë këtë situatë. Ky rezervuar ka dalë tërësisht jashtë funksioni gjatë reshjeve të fundit të shiut, ndërsa ndërhyrja mund të kryhet vetëm gjatë periudhës së verës kohë kur zbrazet plotësisht nga uji.

Mirditë, një fshat rrezikohet nga erozioni, banorët kërkojnë ndihmë

Dhjetëra familje rrezikojnë shtëpitë dhe jetën në fshatin Rrethi-Eperm në Mirditë. Mbi 30 hektarë tokë janë dëmtuar nga erozioni dhe deri tani këtë dukuri e ka shoqëruar mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë, me gjithë ankesat e vazhdueshme të banorëve. Të paktën 20 metra brenda fshatit është futur lumi duke dëmtuar dhe pompat dhe shtyllat e energjisë elektrike. Në një largësi me pak se 1 kilometër nga ky fshat është tuneli i HEC të Qaf-Mollës ku inertet e tunelit janë hedhur në anë të lumit Fan.

Mirditë, s'vaditen tokat në Tarazh del jashtë funksionit ujëmbledhësi

Qindra hektarë tokë bujqësore nuk do kenë ujë për tu vaditur në fshatin Tarazh i Epërm të Mirditës. Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i digës së rezervuarit të kësaj zone, duke detyruar autoritetet që të hapin portat për shkarkimin e ujit, pasi rrezikonte përmbytjen e zonës. Banorët e zonës thonë se mungesa e ujit për vaditje ka penalizuar bujqësinë, sektor ky që është burim jetese për shumë familje të këtij fshati. Sipas tyre një vit më parë është bërë një investim në rezervuarin në fjalë, por punimet nuk janë kryer siç duhet duke sjellë sërish dëmtimin e digës.

Nikoll Ndoku: Kur do të restaurohet Selita e Mirditës!?

Në verilindje të Mirditës, në lartësinë 753 m mbi nivelin e detit në kilometrin e 120-të rrugës Tiranë- Lurë të zë syri një vendbanim tashmë të braktisur, që shtrihet në brigjet e një lumi të kaltër e mjaft piktoresk. Ky vendbanim urban e ka emrin qyteti Kurbnesh, i cili shtrihet në brigjet e lumit Urakë, afërsisht në qendër të Selitës. Me emërtimin qytet është pagëzuar që në vitin 1966 nga Kuvendi i Shqipërisë, i asaj kohe për të plotësuar nevojat për strehim për punonjësit e indrustrisë nxjerrëse dhe përpunuesve të mineralit të bakrit.

Pyjet e Pukës dhe Mirditës po shkatërrohen me hapa alarmantë para moratoriumit të pyjeve

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ngre shqetësimin për prerjet masive dhe të shfrenuara që janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015. Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht. PPNEA ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

Vështirësitë e qeverisjes së pyjeve në nivel vendor, aktorët takohen për një menaxhim më të mirë

Katundi i Vjetër është një fshat i vogël në Njësisë Administrative Rubik, pjesë e Bashkisë Mirditë. Ky fshat edhe pse jo shumë i njohur nga të gjithë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ruan tradita shumë të mira për mbrojtjen dhe zhvillimin e këtyre bukurive. Rrugës për në fshat vihet re që pyjet dhe burimet natyrore janë ruajtur me fanatizëm nga vetë banorët. Kryetari i fshatit tregon që kanë trashëguar brez pas brezi sipërfaqe të caktuara pyjesh të cilat janë ndarë mes familjeve në fshat dhe secili mbron dhe përdor pjesën e vet.