mish

Evropa vazhdon refuzimin e mishit të pulës nga Brazili. Po Shqipëria?

Shtetet evropiane vazhdojnë të sekuestrojnë, bllokojnë dhe heqin nga tregu tonelata me mish pule që importohet nga Brazili. Vetëm në datën 12 Prill 2017, Gjermania dhe Spanja bllokuan dy ngarkesa të tjera me tonelata mish pule skandaloz nga Brazili. Vetëm gjatë vitit 2017, AgroWeb.org raporton se tetë vende të Bashkimit Evropian, Britania e Madhe, Hollanda, Italia, Spanja, Gjermania, Irlanda, Çekia dhe Sllovakia kanë bllokuar 41 ngarkesa shumëtonëshe me mish pule nga Brazili.

Rritja e kerkeses se Azise per mish po i shkakton probleme mjedisit.

Rritja e kerkeses se Azise per mish, dhe per ushqimet e detit gjate 3 dekadave te ardhshme do te shkaktoje rritje te medha te clirimit te gazrave serre antibiotikeve qe perdoren ne ushqime. Rritja e popullsise, te ardhurve dhe urbanizimi, do te shkaktojne 78 % rritje te kerkesave te mishit dhe prodhimeve te detit nga 2017 ne 2050, sipas nje raporti nga Asia Research dhe Engagement Pte Ltd. Ne duam t’a nenvizojme kete fakt per shkak te popullsise se madhe dhe rritjes se saj me shpejtesi, mjedisi do te perjetoje nje demtim te madh, tha drejtuesja Serena Tan. Duke e njohur si problem, ne mund te bisedojme dhe te gjejme zgjidhjen, i tha ajo fondacionit Thomson Reuters.

Shqiptarët, Mishi dhe Mjedisi

Nuk ka mish?! Nuk quhet ushqim. Mund ta dëgjoni këtë nga pothuajse çdo shqiptar, veçanërisht ata me një moshë të thyer, besnikë të sloganeve të tilla si ‘Mjerë ai mish që nuk ushqehet me mish’. Mund të jetë për shkak të kujtimeve të së kaluarës, kur mishi ishte ‘produkt luksi’, ose për shkak se ushqimi i pëditshëm në Shqipëri bazohet shumë te mishi, veçanërisht qengji dhe viçi. Studimet vërejnë se shqiptarët e gatuajnë mishin në një stil tipik të Lindjes së Mesme dhe sipas tyre, kjo është arsyeja pse konsumi vjetor i mishit dhe prodhimi i tij ende nuk ka asnjë rënie që nga viti 2012 me një konsum të lartë prej 38 000 ton në vit.

Siguria ushqimore - Peleshi lajmëron aksionin e 100 ditëshit, kontroll thertoreve të mishit

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi e ka nisur punën nga Lushnja ku ka paralajmëruar një aksion të thellë për rritjen e sigurisë ushqimore. Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit duke nisur nga therrja deri tek shitja. Së shpejti në të gjithë vendin do të nisë aksioni për sigurinë ushqimore.Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka shfrytëzuar vizitën në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjës për të paralajmëruar aksionin që pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

Skandali i mishit, dhjetra të arrestuar në Spanjë

Policia spanjolle arrestoi dhe akuzoi 65 persona për organizimin e një rrjeti të gjerë kriminal në të gjithë kontinentin që tregtonte mish kali nga kafshë në gjendje të keqe, të plakura, ose thjesht të konsideruara të papërshtatshme për kosnum. Roja civile në Spanjë, në bashkëpunim me Europolin paditën individët e arrestuar për abuzim kafshësh, falsifikim dokumentash, pengim të drejtësisë, krime kundër shëndetit publik, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Tregtimi i mishit në Tropojë pa thertore e kontroll sanitar

Bashkia Tropojë,tashmë e riorganizuar sipas reformës administrative-teritoriale, vazhdon të përballet çdo ditë me keqqeverisjen vendore të drejtuesve paraardhës të këtyre dy dekadave.Një ndër shqetësimet e herëpashershme të banorëve ka qënë dhe mbeten kushtet higjieno-sanitare të tregtimit dhe furnizimit të mishit, në veçanti por edhe të produkteve ushqimore në përgjithësi. Tashmë prej kohësh shërbimi i kontrollit higjieno-sanitar ka kaluar nga drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në varësi të bashkisë.