mision nderyjor

Misioni ndëryjor, Voyager 2, sonda që la sistemin tonë

Më 20 gusht të 1977-s ndodhej ende në Tokë, në Cape Canaveral, por sot është më shumë se 16 miliardë kilometra larg planetit tonë…dhe vazhdon të largohet. Voyager 2 është kryevepra e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, e cila në 4 dekada zbuloi sekretet e sistemit tonë diellor dhe hapi një dritare të re në mënyrën e vëzhgimit dhe studimit të hapësirës. Më 24 janar të 1986, pa mbushur ende një dekadë pasi kishte lënë Tokën, sonda nis në ‘vendlinjen’ e saj imazhe nga Urani, që ishte objektivi i saj kryesorë. Para Uranit kaloi Jupiterin, Saturnin, Plutonin dhe gjithë satelitët e tyre natyrorë.