mjetet fund te jetes

Subjektet e tregëtimit të mjeteve deri në fund të jetës pranë rrugëve nacionale, afat për zhvendosje deri më 31 Janar 2016

Kryeinspektori i ISHMP-së, Z. Ergys Agasi ka qenë ditën e sotme, në krye të aksionit, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar me mjetet motorrike në fund të jetës. ISHMP po ushtron këtë kontroll verifikimi për gjithë subjektet në 12 qarqet e vendit,që kryejnë aktivitetet në tregtimin e pjesëve të këmbimit, mjetet motorrike në fund të jetës, të vendosura anash akseve nacionale në territorin e Republikës së Shqipërisë Ky aksion ka filluar rreth 1 muaj më parë bazuar në VKM nr. 806 , datë 30 Shtator 2015 “Për miratimin e planit të masave kundër informalitetit të transportit rrugor” si propozim e Ministrisë së Transportit.