mobike

Si të përdorni Mobike, biçikletën më “cool” në Tiranë

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite do të nisin zyrtarisht të bëhen pjesë e pandashme e lëvizjes sonë nëpër qytet. Me siguri ua kanë zënë sytë dyrrotakët portokalli Mobike, biçikleta inteligjente e cila përdoret me një aplikacion dhe mund ta parkosh kudo në qytet, por gjithmonë duke mos penguar trotuarin apo rrugën.