modeli i energjise

"Performanca e Energjisë në Ndërtesa”, drafti prezantohet në Kuvend

Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z.Ilir Bejtja ishte sot i pranishëm para deputetëve të komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku prezantoi projektligjin “Për Performancën e Energjisë në Ndërtesa”. Z.Bejtja argumentoi para deputetëve se pse ishte sjellë tani ky projektligj, duke theksuar se ligji i mëparshëm i miratuar në vitin 2002 ka sjellë që të gjitha ndërtesat që kemi sot të jenë jashtë çdo kushti eficience të përdorimit të energjisë.

“Albanian Green Energy Forum”, bashkëpunimi i radhës Shqipëri-Britani

Dhoma Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër, me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte z.Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.

“Energji e rinovueshme në 300 ditë!” – Vendi që po mahnit botën, vendos një rekord të ri në prodhimin e energjisë

Përveç se është një parajsë e mrekullueshme tropikale dhe destinacion turistik i dashur, Kosta Rika vendoset në hartë për hapat e mëdha që po ndjek në lidhje me energjinë e rinovueshme. Kohët e fundit, vendi ka ndërmarrë disa masa si shtimin e hapësirave të gjelbëruara, ndalimi i përdorimit të plastikës dhe që tani është një ndër vendet që po përdor në 300 ditë energjinë e rinovueshme. “EcoWatch” raporton se Instituti kostarikan i Energjisë Elektrike (ICE) po feston arritjen e radhës, duke cituar të dhënat nga Qendra Kombëtare për Kontrollin e Energjisë ku thotë se gjërat tashmë kanë funksionuar, vendi është furnizuar 100 për qind me energji të rinovueshme!

“Energjia e rinovueshme” – Mbahet Forumi Ballkanik i Energjisë dhe Financave në datat 4-5 Dhjetor

Më datat 4-5 Dhjetor do të mbahet Forumi Ballkanik i Energjisë dhe Financave në kryeqytetin serb Beograd, ku pjesëmarrës do të jenë të gjitha shtetet e Ballkanin Perëndimor. Një nga temat e nxehta është energjia; energji e rinovueshme, energji e qëndrueshme, zgjidhje më të lira të energjisë, energji miqësore ndaj mjedisit, energji që do të prodhohet me efektet minimale në mjedis. Ky forum synon të diskutojë se si do të mund të reduktohen termocentralet me qymyr në rajon dhe çfarë duhet bërë në mënyrë që Ballkani Perëndimor të bëhet më tërheqës për investimet”, thuhet në përshkrimin e forumit.

“Energy Talk” mes EcoAlbania, ekspertëve të çështjeve së efiçencës së energjisë dhe të rinjve të qytetit të Tiranës

Në një takim të hapur të organizuar nga EcoAlbania në Tiranë, ditën e djeshme më 28 shtator, Z. Gjergji Simaku, Drejtor në sektorin e Burimeve Energjitike të Rinovueshme dhe Efiçencës Energjetike, Z. Erjon Tase, Drejtor Ekzekutiv i Akademisë së Studimeve Politike, si dhe përfaqësues të stafit të EcoAlbania dhe Qendrës EDEN prezantuan problematikat dhe punën që po realizohet në lidhje me përdorimin efiçent të energjisë. “Deri në vitin 2013, në asnjë nga ligjet shqiptare dhe as në Strategjinë Kombëtare nuk përmendej fjala “energji e rinovueshme”.

“Mikrobateritë fleksibël” prodhojnë energji nga djersa dhe lejojnë që të përdorni pajisje të vogla

Në të ardhmen, energjia e shpenzuar nga trupi duke bërë aktivitete fizike nuk ka pse të shkojë dëm, ajo do të mund të kthehet në burim për pajisje elektronike. Një ekip inxhinierësh kanë zhvilluar një testim tek bateritë me qeliza fleksibël, të cilat nxjerrin energji nga djersa dhe janë në gjendje të ushqejnë pajisje të vogla, të tilla si LED dhe radio Bluetooth. Këto bateri me qeliza organike gjenerojnë 10 herë më shumë energji se çdo bateri ekzistuese. Mikrobateritë janë të pajisura me një lloj enzime e quajtur “Oxidizes”, e cila bashkohet me “acidin laktik” që gjendet në djersë, dhe në këtë mënyrë prodhojnë energji.

15 qershor - Dita Botërore e Erës

Dita Botërore e Erës është një ngjarje mbarëbotërore që ndodh çdo vit më 15 qershor. Është një ditë për të zbuluar erën, fuqinë e saj dhe mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën tonë. Në më shumë se 80 vende në botë, fermat e erës janë në veprim, duke gjeneruar energji nga një burim i pastër dhe i rinovueshëm. Mijëra individë janë të përfshirë në prodhimin e energjisë nga era, por për shumë njerëz, energjia e erës është një mister.

4 prej projekteve “të gjelbra” më të mëdha në fushën e ndërtimit në Kazakistan

Kjo është periudha më e mirë për t’u përfshirë në industrinë e ndërtimit në Kazakistan. Të dhënat e publikuara nga Astana treguan se sektori i ndërtimit shënoi rritje prej 7 % në gjysmën e parë të këtij viti. Qendra e shtetit aziatik, Kazakistani, po investon shuma të mëdha në këtë sektor, duke e rritur besimin e investitorëve të huaj dhe vendas në këtë sektor. Një ndër risitë më të mëdha që Kazakistani po sjell në këtë sektor është futja e teknikave të ndërtimit në përputhje të plotë me rregullat për mbrojtjen e mjedisit, që ndryshe njihen si projektet e gjelbra, duke u shndërruar në këtë mënyrë në liderin botëror të ndërtimit dhe energjisë së ripërtëritshme.

A do të jetë 2017-ta vit kthese për energjinë në Kosovë?

Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke ndërmarr hapa për të ndryshuar gjendjen në sektorin e energjisë, i cili që nga përfundimi i luftës përballet me sfida. Ata thanë se kjo pritet të bëhet përmes strategjisë së energjisë 2017-2026, me të cilën synohet ndryshimi rrënjësor i sistemit aktual të prodhimit të energjisë elektrike. Këto komente u bënë gjatë mbajtjes së forumit të dytë të nivelit të lartë për energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”, me të cilën synohet të gjenden forma për të përmirësuar sistemin energjetik të Kosovës, që vazhdon të përballet me vështirësi dhe të varet nga prodhimi i termocentraleve të vjetra e të mbajtura keq, që nuk sigurojnë dot energji të mjaftueshme për vendin, janë të dëmshëm për mjedisin dhe detyrojnë shpesh investime në importe të shtrenjta.

A mund të jenë dallgët e detit të jenë burimi i ardhshëm më i madh i energjisë së rinovueshme?

Forca e përplasjes së valëve të detit mund të gjenerojë një sasi të madhe energjie. Por ka një pyetje: si do të zhvillohet një teknologji e cila do të përballojë valët e detit me minimumin e ndikimit në ekosistem? Një kompani me bazë në Izrael “Yam Pro Energy”, beson se mund të ofrojë zgjidhjen ideale dhe ka filluar të ndërtojë një impiant për energjinë nga valët në bregdetin e Accra, kryeqyteti i Ganës. Kjo teknologji shfrytëzon një burim – oqeanet – të cilët mbulojnë rreth 71% të planetit tonë, është miqësore me mjedisin, zakonisht kushton pak pasi instalohet si teknologji dhe do të jetë një revolucion për vendet bregdetare.

A munden burimet e rinovueshme të konkurojnë naftën me çmim të lirë?

Çmimet e naftës kanë arritur afro 50 $ për fuçi. Kjo është një rritje çmimi me pothuajse 80% që kur çmimet prekën fundin në janar të vitit 2016. Teprica e fundit e naftës është “lehtësuar” disi nga kërkesa në rritje dhe ndërprerja e procesit të prodhimit, nga zjarret në Kanada deri tek sulmet militante në Nigeri. Megjithatë, analistët nuk e shohin të afërt në kohë kthimin e çmimit të naftës në $ 100 për fuci. A do të jetë rritja e çmimit të naftës e mjaftueshme për ta bërë energjinë e ripërtëritshme përsëri konkuruese?

AKBN promovon burimet natyrore në “Energy Expo e Forum 2017”

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore u bë pjesë e Panairit të organizuar nga Expocity Albania me titull “ Energy Expo e Forum 2017”, i cili hapi dyert për vizitorët dhe të interesuarit në 14 nëntor. AKBN u paraqit me stendën e saj të posaçme, duke i dhënë një rëndësi të veçantë promovimit të burimeve natyrore si energjia e diellit dhe e erës, hidrokarburet, minierat dhe hidroenergjitika. Vlen të theksohet se që në ditën e parë të këtij panairi, kjo stendë pati një numër të madh vizitorësh dhe grupe të interesuarish, të cilët u informuan rreth burimeve natyrore në Shqipëri, mundësive të shfrytëzimit të tyre dhe legjislacionin në fuqi.

Australi, garë me makinat “solare”

Rreth 40 makina që funksionojnë me energji diellore do të përshkojnë 3.000 km nga veriu tropikal i Australisë deri në brigjet jugore të këtij shteti, si pjesë e sfidës botërore diellore, e cila nisi të dielën. Gara nga qyteti verior i Darwinit deri në qytetin jugor të Adelaides pritet të zgjasë një javë për shumicën e makinave. Shpejtësia mesatare e mjeteve që furnizohen vetëm me energjinë e diellit arrin nga 90 deri në 100 km në orë. Koha më e shpejtë në të cilën është përshkuar itinerari u arrit nga ekipi i universitetit japonez, “Tokai”, në vitin 2009, i cili e përfundoi garën në vetëm 29 orë e 49 minuta.

Australi, vihet në punë treni i parë me energji diellore

Byron Bay Railroad Company ka vënë në punë një tren me panele fotovoltaike dhe motor elektrike që përdor energjinë e pastër diellore. E-treni i hekurudhave dhe një sërë trenash tani levizin në një rrugë prej tre kilometrash në Byron Bay në Neë South Wales, Australi. Byron Bay Railroad Company u themelua si një korporatë jofitimprurëse dhe së bashku me disa kompani, ka modifikuar një tren të vjetër që të ketë mundësi të lëvizë me energjinë diellore. Modeli fillestar ishte një tren australian i pasagjerëve i mundësuar nga motorët me naftë.

Autobusi i parë elektrik, Kombinat - Kinostudio

Një autobus urban elektrik për herë të parë do të testohet në linjën Kombinat-Kinostudio për të parë mundësinë e aplikimit të këtij mjeti në transportin e kryeqytetit. Kompania polake e autobusëve ka shprehur interes për këtë risi, ku pas testimeve dhe funksionalitetit konkrete në rrugë, do të dalin edhe kostot të cilat do të shqyrtohen nga bashkia e Tiranës në vendimmarrjen finale. “Është një kompani polake ‘Solaris’ e cila ka gat 35% të tregut sot të autobusëve elektrik në Europë që ka shprehur interesin për të sjellë një autobus për të bërë testimet e radhës.

Avionin e parë elektrik e prodhojnë “Airbus”, “Rolls Royce” e “Siemens”

“Airbus”, “Rolls Royce” dhe “Siemens” po zhvillojnë teknologjinë e motorëve elektrikë hibridë për avionët, në kuadër të një përpjekjeje për të kaluar te një aviacion më i pastër. Programi “E-Fan X” do të vendosë fillimisht një motor elektrik në një avion “BAe 146”. Kompanitë duan të provojnë një version testimi të avionit deri në vitin 2020, me një aplikim komercial pas 5 vitesh. Kompanitë janë në garë për të prodhuar motorë elektrikë për avionët, pas presionit nga BE-ja për të reduktuar ndotjen në aviacion. Secili nga partnerët në program do të investojë dhjetëra e miliona euro.

Ballkani do përfitojë nga krijimi i vendeve të punës në zhvillimin e erës dhe hidrocentraleve

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Punës, “Ujë dhe punë 2016”, tregohet se punësimi në sektorin e shërbimeve (që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ujin) u rrit me 50% në mes të 2000 dhe 2014. Punët e varura nga prania e ujit i referohen vendeve të punës direkte në sektorë ekonomik që kanë një varësi mesatare nga uji. Sipas raportit, Shqipëria, sikurse edhe shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe asaj Perëndimore, kanë parë një trend në rritje sa i përket investimeve në funksion të menaxhimit të ujit dhe të shërbimeve infrastrukturore.

BB, sytë nga energjia e rinovueshme në Shqipëri

“Ndryshimet klimatike nuk janë shaka”. Kjo shprehje është thënë aq shpesh nga liderë botërorë, aq sa nuk duket mjaftueshëm për të treguar rrezikun që na kanoset nga rritja e temperaturave me vetëm 2 gradë celcius. Sipas Bankës Botërore, ato 2 gradë në 15 vitet e ardhshme do të zhysin në varfëri ekstreme 100 milionë më shumë njerëz, nëse çështja e klimës nuk shihet me seriozitet. Dhe Banka Botërore e ka nisur nga vetja, duke investuar një pjesë të madhe të fondeve të saj për të zhvilluar energjinë e rinovueshme dhe bujqësinë e qëndrueshme në 40 vende vende në zhvillim.

BB: 46% e shqiptarëve paguajnë 10% të të ardhurave për energji

Banka Botërore ka publikuar raportin periodik mbi energjinë e qëndrueshme që shërben si një kornizë globale për sektorin. Ky raport publikohet çdo dy vjet dhe është një bashkëpunim i Bankës Botërore me institucione mjaft të rëndësishme, si: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Këshilli Botëror i Energjisë, etj. Në këtë raport të gjerë merret në analizë edhe Shqipëria. 46% e familjeve shqiptare shpenzojnë më shumë se 10% të të ardhurave të tyre për energji, thuhet në këtë raport.

Bill Gates themelon Fondin për Investime në Energji 1 miliard USD

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, bëri të ditur krijimin e një fondi investimesh për energjinë alternative – Breakthrough Energy Ventures Fund, që ka si qëllim zgjidhjen e problemeve që lidhen me ndryshimet klimatike. Breakthrough Energy Ventures Fund përfshin John Doerr, drejtuesin e Kleiner Perkins Caufield & Byers; Jack Ma, themeluesin e Alibaba; Vinod Khosla, themeluesin e Khosla Ventures; John Arnold, drejtuesin e Laura and John Arnold Foundation; Jeff Bezos, CEO i Amazon dhe Hasso Plattner, bashkëthemelues në SAP SE, pasuria e të cilëve arrin në 170 mld dollarë.