monitorim mjedisor

AKM raporton gjendjen në mjedis për vitin 2015 në rang vendi

(AKM) prezantoi sot monitorimin e gjendjes në mjedis për vitin 2015 në rang vendi. Në fjalën e tij kreu i AKM-së. z. Julian Beqiri theksoi se monitorimi i kryer është një risi pasi sjell shtim të stacioneve si edhe të treguesëve të monitorimit. “Këtë vit Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shtuar 98 stacione të reja monitorimi ose 12 % më shumë krahasuar me dy vite më parë. Gjithashtu kemi rritur treguesit e monitorimit me 25 ose me 10% krahasuar me periudhën 2013-2014”- u shpreh Beqiri.

Mbahet takimi i parë i projektit “Krijimi i Sistemit të Informacionit për Menaxhimin dhe Monitorimin Mjedisor në Linjë me Raportimin Global”

Eshtë mbajtur në Ministrinë e Mjedisit takimi i parë i projektit “Krijimi i Sistemit të Informacionit për Menaxhimin dhe Monitorimin Mjedisor në Linjë me Raportimin Global”. Projekti synon ngritjen e një sistemi të integruar të menaxhimit të informacionit mjedisor në linjë me detyrimet e raportimeve për tri Konventat e fushës së Mjedisit: Konventa e Biodiversitetit (CBD), Konventa e Shkretëtirëzimit (UNCCD) dhe Konventa e Ndryshimeve Klimatike (UNFCCC). Në takimin e parë të Komitetit Drejtues që mbikqyr zbatimin e këtij projekti ishte e pranishme ishte edhe znj. Yesim Oruc Kaya, Drejtore e Shtetit për UNDP.