monument kulture

“100 fshatrat”, modeli për zhvillimin e integruar rural

Zhvillimi rural i vendit ka marrë një vëmendje të gjerë të qeverisë në këto vitet e fundit. Programi më ri i qeverisë “100 fshatrat” synon të krijojë për herë të parë modelin e suksesit në zhvillimin e integruar rural të vendit, sipas standardeve më të mira evropiane.

Monument Kulture – Mbrohet nga shteti … dhe nga privati gjithashtu!

Ndërtimet e kullave dhe pallateve shumëkatëshe janë bërë një trendi i padiskutueshëm në realitetin shqiptar. Nga njëra anë kemi makuterinë e biznesit dhe grupeve që komandojnë politikbërjen, dhe nga ana tjetër kemi mefshtësinë, indiferencën dhe nënshtrimin tonë ndaj kësaj gjëndjeje.

Monumentet e Kulturës si destinacione turistike

Monumentet e kulturës, pasqyrimi i historisë mijëravjeçare të popullit shqiptar, janë një tërheqje për turistët vendas e të huaj, por disa prej tyre ende vazhdojë të jenë në rrezik e disa të tjera nuk janë të vizitueshme. Monumentet datojnë nga prehistoria deri në shekullin e fundit. Numërohen mbi 2.400 objekte të një game të gjerë, rreth 200 monumente kulti, 600 monumente antike e mesjetare kala, rrënoja, site, ura, ujësjellës dhe pjesa tjetër ndërtime popullore.

Shpallen tri monumente kulture

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve pas mbledhjes së parë për vitin 2016 ka shpallur disa monumente kulture. Ky vendim vjen pas vëzhgimit të këtyre monumenteve nga specialistët e drejtorive Rajonale të Kulturës në rrethe ( Vlorë dhe Gjirokastër) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës përgjatë vitit 2015. Monument kulture shpallen, Ura e Gjipesë apo e mullinjve të Gjipesë,e cila ndodhet përgjatë rrjedhjes së përroit,mbi rrugën nacionale që lidh fshatin Ilias me fshatin Vuno, Rrënojat e xhamisë në Libohovë dhe Porta e Dhoksatit në Gjirokastër.