monument natyre

“Guri i Kamjes”, monument i natyrës, objekt i vizitueshëm turistik

“Guri i Kamjes”, një monument i natyrës. ndodhet pranë fshatit Dardhë të rrethit të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1461 m. mbi nivelin e detit. Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anije që lundron në një det të hapur”. Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me resistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij. Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që kanë gdhëndur në mikroforma të çuditshme.

“Liqeni i Zi” në Gramsh, shtohen vizitorët e monumenteve natyrore

Monumentet e Natyrës në rrethin e Gramshit janë kthyer në një atraksion turistik të vërtet për dashamirësit e natyrës dhe të aventurës. Një ndër këta monumente është dhe ‘’Liqeni i Zi” Gjendet në lartësinë 1634 metra mbi nivelin e detit, në shpatin jug-perëndimor të malit të Valamarës, në afërsi të fshatit Lenie. Monumenti i natyrës me sipërfaqe 5 ha, përfaqëson një liqen malor me sipërfaqe ujore 2.5 ha, në formë të përzgjatur rreth 1000-1200 m, i gjatë dhe 200-300 metra i gjerë, me origjinë akullnajore dhe faunë të pasur ujore.

Aventure midis Shqiperise dhe Kosoves

Një nga agjencitë më të njohura të turizmit në botë Lonely Planet i ka kushtuar një reportazh të detajuar, një udhëtimi të veçantë që sipas tij ia vlen të realizohet për të gjithë ata që kanë shpirt aventurier. Bëhet fjalë për Via Dinarica, një shtegtim i madh, i cili përshkon vendet e Ballkanit Perëndimor, me gjatësi 1930km. Nga veriu në jug, arteria kryesore është e njohur si Trajektorja e Bardhë dhe përshkon: Slloveninë, Kroacinë, Bosnje- Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë dhe lidh alpet Dinarime me ato të Sharit. Për të realizuar të gjithë këtë udhëtim do të duhen tre muaj, tre ditë e tre orë. Misioni, shkruan Lonely Planet është që turistët e aventurës të mund të zbulojnë Ballkanin me kulturën dhe veçantitë e tyre,

Dibër, ruajtja dhe menaxhimi i monumenteve natyrore

Shqipëria është cilësuar në disa gazeta apo media botrore si perla e pazbuluar e Ballkanit. Kjo vjen si rezultat i nënës natyrë, që e ka bekuar me një pozitë gjografike tepër të favorshme për zhvillimin e florës dhe faunës. Një “Perlë” e spikatur ndër të tjera është edhe Qarku i Dibrës, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, në zonën qëndrore malore në dy anët e lumit Drini i zi dhe në luginën e Matit. Dy lumenjtë që e përshkrojnë si edhe burimet e shumta nëntokësore e bëjnë qarkun e Dibrës ndër të tjera një pasuri ujore.

Gramshi, destinacioni i turizmit natyror i kësaj vere

Ndodhet pranë Tiranës, me një rrugë automobilistike që ke dëshirë të udhëtosh, me një peizazh natyror rreth saj që të befason me gjelbërimin dhe bukuritë natyrore dhe kur kalon Cërrikun, fillon vërtet ajo që ju kërkoni. Përballë të shfaqet diga e madhe e hidrocentralit të Banjës me liqenin madhështor me ujërat e pastër mes dy faqeve malore. Nga Diga deri në qytetin e Gramshit, ka mjaftë pika çlodhjeje mes një natyre të veçantë.

Maliq, nis rehabilitimi i Pyllit të Fazanëve

Bashkia e Maliqit ka nisur punën për rehabilitimin e Pyllit të Fazanëve, për ta kthyer në një pikë turistike për vendas e të huaj. Synimi është që pyllit, i shpallur monument natyre në vitet ‘60, t’i rikthehen edhe kafshët dhe shpendët. Fazani prej të cilit ka marrë edhe emrin është zhdukur prej vitesh dhe një ndër projektet do t’i kushtohet rritjes së tyre. Konkretisht, bashkia ka nisur punën për ndërtimin dhe ndriçimin e rrugës hyrëse për në Pyllin e Fazanëve. Po rikonstruktohen dy ndërtesave ekzistuese brenda pyllit, njëra prej të cilave do të shërbejë si muze dhe do të vazhdohet me rrethimin me rrjetë.

Masakra në parkun e Gërmenj-Shelegurit

Ashtu si shumë zona dhe parqe pyjore në vendin tonë, edhe ajo e Gërmenj-Shelegurit në Kolonjë u është nënshtruar masakrave të dorës së njeriut, që po e zhvesh dalëngadalë nga kurorat me bredha dhe pisha. Edhe pse në fuqi është një moratorium 10-vjeçar që ndalon 100 përqind prerjet e lëndës drusore për eksport, edhe pse kjo zonë është e shpallur që prej dy dekadash tashmë e mbrojtur nga shteti, dora e njeriut nuk ndalet. Kamerat e emisionit Fiks Fare kanë filmuar kamionët e ngarkuar me lëndë drusore.

Monumentet e Natyrës në zonën e Gramshit edhe si destinacione turistike

Në këtë zonë malore siç është Gramshi, veç natyrës piktoreske ka dhe mjaft Monumente të Natyrës, që tashmë janë kthyer në destinacione turistike. Janë disa të tilla që frekuentohen pothuajse çdo ditë nga vizitor të shumtë si Ujvara e Sotirës,Kanionet e Holtës, Grabova, Liqeni i Zi, si dhe Liqeni i Dushkut. Ky liqen është nga më interesantët në këtë zonë. Liqeni i Dushkut, ndodhet në afërsi të fshatit Lenie-Gramsh, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një liqen akullnajor me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.

Nën këmbët e Nemërçkës ndodhet Gropa e Kazanit, një mrekulli natyrore dhe turistike

Ndodhet midis fshatrave Strëmbec – Kaludh, 600 m. mbi nivelin e detit në këmbët e Nemërçkës. Përbën një gropë të madhe akullnajore të gjatë 150 metra me gjerësi deri në 70 m., me disa forma më të vogla karstike. Ka vlera shkencore ekologjike, turistike dhe kulturore. Vizitohet sipas rrugës automobilistike Përmet – Stërmbec dhe pastaj merret rruga këmbësore për tek monumenti ku dhe është pika orientuese drejt Grykës së Kazanit. Kjo grykë është e mrekullueshme dhe i ofron ekskursionistit, pamje që të lënë pa fjalë. Në këtë zonë ka shumë fusha me bar, populluar nga barinj, sidomos në verë, në të dy krahët.

Nikaj – Mërturi, mes madhështisë dhe bukurisë së Alpeve Shqiptare

Ja ku është dhe çfarë gjen në Nikaj Mërtur!

Zona e Nikaj-Mërturit përbëhet nga 12 fshatra: Lekbibaj, Salcë, Palçë, Kotec, Brise, Gjonpepaj, Peraj, Tetaj, Curraj i Poshtëm, Betosha, Shëngjergj, Curraj i Epërm, Qeresh-Mulaj. Fiset e Nikajve dhe të Mërturit janë një krahinë e vetme, që shtrihet në pjesën perëndimore të Tropojës, në juglindje të Alpeve Shqiptare, në kufi me Dukagjinin. Tërë zonën e rrethojnë kreshtat e larta alpine si: maja e Hekuarve, grykat e Hapta, maja e Kakisë, 2360 m, maja e Ndërmanjës, 2250 m. Ka klimë malore, me dimër të ashpër e reshje të shumta bore dhe me verë relativisht të freskët.

Një ekspeditë mjedisore, ngjiten në malet e Kurveleshit për të ruajtur këtë natyrë të bukur

Një grup ekspertësh mjedisorë dhe ligjorë, specialistë të njësisë vendore, udhëtuan drejt Tepelenës, për tu njohur më nga afër me problemet e dëshirat e komunitetit të fshatit Nivicë në malësinë e Kurveleshit. Probleme te cilat janë gjeneruar nga konfliktet e përdorimit të ujit si dhe ideja për ndërtimin e HEC-ve në monumentet e natyrës të mbrojtura me ligj si Kanionet e Nivicës e Ujëvara e Progonatit. Male të larta dhe panoramike, kanione dhe shpella të krijuara nga natyra, burime ujore dhe ujëvara të cilat ndërthuren me gjelbërimin e dendur të zonës na shoqërojnë përgjatë udhëtimit.

Shkëmbi i Vashave ose Gryka e Vajës, Monument Natyre tepër i vizitueshëm për turistët

Kush udhëton për në parkun natyror të Qafë Shtamës, ndalon patjetër te Shkëmbi i Vashave dhe poshtë tij sheh të shtrihet Lugina e Vajit. Legjenda për këtë grykë është mjaft e njohur. Ajo thotë se pas pushtimit të Krujës më 16 qershor 1478, 90 gra e vajza krutane, për të mos rënë në duart e turqve, u kapën dorë më dorë dhe u hodhën nga shkëmbi me lartësi deri 200 m. Këtë ngjarje shumë tragjike populli i Krujës e ka përkujtuar për shumë vite. Ndodhet në veri të qytetit te Krujës, në pjesën më veriore të Malit të Krujës. Në shpatin e majtë të saj kalon rruga automobilistike Krujë – Qafë Shtamë.

Shtegëtim për tek monumenti i natyrës “Bredhi i Sotirës”

Monumenti i Natyrës “Bredhi i Sotirës” shtrihet në Bashkinë e Dropullit. Është një peizazh unikal midis grykave mahnitese të Coklit në Selos, gryka e Havos në Sotirë, tek gryka në Koshovicë. Shpatet e maleve, rrjeti i përrrenjëve me shumë shtigjeve ofrojnë mundësi për ekoturizëm dhe alpinizëm. Në male, kodra, në ledhe e ara, ka shumë bimë mjekësore dhe lule të rralla dhe një faunë të egër që zhvillohet mirë. Në Sotirë, tani jetojnë pak njerëz (rreth 40 veta), por shpresa është që fshati të marrë gjallërinë e 200 familjeve të dikurshme.

Smokthina në Vlorë, zona me shpella karstike dhe me bukuri historike

Gjatë muajit Shkurt, specialistët e DRKK Vlorë kryen një ekspeditë njohëse për identifikimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në zonën e Smokthinës në fshatrat Velcë, Matogjin, Ramicë, Bashaj dhe Vërmik. Në këtë zonë ndodhet dhe Kalaja e Boderit e cila i përket periudhës së antikitetit të vonë. Kjo kala është e ndërtuar në një kodër në bregun e majtë të lumit të Smokthinës. Muret e saj rrethojnë pjesën më të lartë të kodrës dhe formojnë një shumëkëndësh të çrregullt, me perimetër rreth 270 metra. Në pjesën jugore muret ruhen deri në 4 metra lartësi. Në këtë anë ndodhet dhe kulla e vetme e këtij fortifikimi.

Turizëm në liqenin e Pogradecit, hapet një qendër e gjelbër vizitorësh në Drilon

Kush shkon për të vizituar Pogradecin është e pamundur të mos bëjë një shëtitje në Drilon. Ligatina e Drilonit është Monument Natyre si dhe pjesë e Peisazhit të Mbrojtur Liqeni i Pogradecit. Gjatë vitit të kaluar, Liqeni i Pogradecit numëroi rreth 360 mijë turistë një pjesë e mirë e të cilëve kanë qenë dhe vizitorë të Monumentit të Natyrës, Drilon. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, 5 qershor, Shoqata Jofitimprurëse “Shtëpia e Gjelbër” i jep në përdorim dhe pa asnjë detyrim një Qendër Vizitorësh në Drilon, Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Korçë.

Ujëvara e Sotirës, një nga Monumentet Natyrore më të bukura në vend

Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku ndodhet dhe është një nga mrekullitë që natyra i ka falur Shqipërisë. Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Ujëvara e Sotirës, një nga perlat e natyrës Shqiptare ka nisur të eksplorohet nga turistë vendas e të huaj. Ajo ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë. Emrin Sotirë e ka marrë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara, që dikur ka qenë me 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme.