moratorium

“Moratorium” apo legalizim i katastrofës mbi pyjet dhe pylltarinë shqiptare

“Në vend të një letre për Parlamentin shqiptar”

Marrëdhëniet e shoqërisë shqiptare me natyrën në përgjithësi e me pyjet në veçanti janë përkeqësuar më shumë se kurrë ndonjë herë në dekadën e fundit. Shkatërimi i institucioneve, konfuzioni ligjor i krijuar nga ndryshimet e shpeshta dhe klienteliste, mungesa e investimeve nga shteti dhe keqpërdorimi i pamatshëm i investimeve të huaja, ka sjellë që 63 % e sipërfaqes së territorit të vendit, të jetë sot jashtë kontrollit të shtetit.

Mali i Munellës, streha e vetme e Rrëqebullit të Ballkanit në Shqipëri drejt shkatërrimit përfundimtar!

Gjatë një monitormi dy ditor në Malin e Munellës, më 25 dhe 28 Tetor 2016, të ushtruar nga grupi i punës i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), janë vënë re shkelje flagrante të moratoriumit të pyjeve. Ekspertët e PPNEA-së kanë konstatuar që prerjet e pyjeve janë shtuar me një intensitet të lartë duke prekur edhe ato pak gjurmë pylli të mbetura në këtë zonë malore. Inspektimi u përqëndrua në afërsi të fshatrave Kimëz, Mushtë dhe Domgjon, pjesë të Bashkive Pukë dhe Mirditë.

Monitorimi i moratoriumeve

Federata Rajonale e Përdoruesve të Pyjeve Kullotave Komunale Gjirokastër (FRPPK) duke vlerësuar Moratoriumet si e vetmja mundësi për të shpëtuar dhe ripërtërirë pyjet, për krijimin e ekuilibrit të humbur të ekosistemit pyjor dhe rritjen e potencialit të rolit shumë funksional të pyjeve tona, nëpërmjet projektit “ACHIEVE”, të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, përzgjodhi rolin monitorues dhe mbështetës të strukturave shtetërore ligj zbatuese për zbatimin e dy ligjeve në mbrojtje të natyrës.

Moratorium 10 vjeçar për pyjet. Rama: Nëse do vazhdonim kështu, pas 15 vitesh, s’do kishte më pyje

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, maxhoranca do të votojë moratoriumin 10 vjeçar për mosprekjen e pyjeve si dhe një paketë ligjore e cila do të sanksionojë dënimet për abuzuesit. Kryeministri Rama tha në konferencën e organizuar për këtë çështje se së shpejti, shfrytëzimit barbar të pyjeve do t’i vijë fundi. Kreu i qeverisë theksoi se me miratimin e ligjeve dhe moratoriumit prerja e pyjeve për qëllime ekonomike apo industriale do të reshtë së punuari për 10 vite. Të vetmit që do të lejohen do të jenë qytetarët, të cilët mund të presin pemë për interesat e tyre shtëpiake.

Moratorium për lumenjtë, Panariti: Shfrytëzimi pa kriter solli përmbytjet

Ministria e Bujqësisë do të kërkojë një moratorium si ai i pyjeve për mbrojtjen e baseneve ujore dhe shtretërve të lumenjve. Gërryerja që u bëhet lumenjve në mënyrë sistematike nga kompanitë private, sipas ministrit Edmond Panariti, është shkaku kryesor i përmbytjeve. “Ndërhyrjet tona janë pak efektive në kuptimin e kanaleve, përderisa nuk mbrojmë lumenjtë tanë. Prandaj, zero tolerancë. Hapi i parë dhe i vendosur do të ketë të bëjë me një moratorim për shfrytëzimin pa kriter dhe marrjen e inerteve nga basenet ujore dhe lumenjtë”, ka deklaruar Panariti në një tryezë pune.

Moratoriumet, çfarë shakaje pa kripë

Shumë vite më parë, Shqipëria vendosi të ndalojë shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve për të nxjerrë rërë dhe zhavorr për ndërtimin. Argumentet për ndalimin e praktikës së gërryerjes së lumenjve qenë të shumta: e para, gërryerja e lumenjve shkakton shpesh rritjen e shpejtësisë së rrjedhjes së ujërave, rrjedhimisht, gërryerje të brigjeve dhe erozion të tokës bujqësore apo të ndërtimit, gërryerje të këmbëve të urave etj. E dyta: shfrytëzimi i gurit të lumit për ndërtimin e rrugëve krijon rrugë me cilësi të keqe dhe jetë të shkurtër.

Moratoriumi 10 vjeçar i shfrytëzimit të lëndës drusore, kthesë historike

Ministri i Mjedisit, Z. Lefter Koka në praninë e Kryeministrit Z. Edi Rama prezantoi një nga masat më drastike që po ndërmerret në sektorin e pyjeve nga Qeveria Shqiptare: Moratoriumin 10 –vjeçar të shfrytëzimit të pyjeve. Në fjalën e tij Ministri Koka bëri një përshkrim të shkurtër të situatës së trashëguar në 70 vitet e fundit duke vënë theksin në një trashëgimi të mbarsur me defiçite në fondin shqiptar të pyjeve. Duke iu referuar masave të marra nga Ministria e Mjedisit në këto dy vite për të ndryshuar situatën e trashëguar në pyje Ministri Koka tha:

Programi strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura (2015-2020) dhe Moratoriumi i Pyjeve

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministria e Mjedisit kanë mbajtur më datë 19 nëntor, një takim promovues për programin strategjik kombëtar për zonat e mbrojtura, ku AKZM angazhohet të përmirësojë menaxhimin e zonave të mbrojtura sipas kërkesave dhe standardeve ndërkombëtare, duke ruajtur në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore në to.

Protesta , “Të mbrojmë lumenjtë”, aktivistët apel qeverisë për një moratorium 3 vjeçar

Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë për një moratorium 3 vjeçar për ndërtimin e HEC-eve në rrjedhat e lumenjve shqiptarë. Aktivistët e grupimit protestuan kundër planeve të Qeverisë për ti hapur dyer biznesit të huaj për investime në këtë sektor. Grupimi “Të mbrojmë lumenjtë” ka protestuar kundër planeve të Qeverisë për ndërtimin e Hidrocentraleve në lumenjtë e vendit. Aktivistë të mbrojtjes së mjedisit kanë përsëritur kërkesën për një moratorium 3 vjeçar për ndërtimin e HEC-eve në rrjedhat e lumenjve shqiptarë.

Pyjet e Pukës dhe Mirditës po shkatërrohen me hapa alarmantë para moratoriumit të pyjeve

Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ngre shqetësimin për prerjet masive dhe të shfrenuara që janë vënë re në zonën e Malit të Munellës dhe më gjerë në bashkitë e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe Mirditës në periudhën Nëntor-Dhjetor 2015. Gjendja në këtë rajon ka qenë e rënduar prej shumë vitesh, por që prej njoftimit për shpalljen e moratoriumit të pyjeve në fillim të vitit 2016, situata ka degraduar masivisht. PPNEA ka dokumentuar një shtim të jashtëzakonshëm të subjekteve, makinerive dhe individëve të cilët po shfrytëzojnë pa kurrëfarë kriteri edhe ato pak pyje të mbetur.

Pylltaria, sfida e zhvillimit në Shqipëri

Për periudhën që po kalojmë, Shqipëria është vend i veçantë në rajon që ka dy Moratoriume, një për Gjuetinë dhe tjetri më i rëndësishëm se i pari, për Pyjet. Të dy të lidhur ngushtë me njëritjetrin, pasi një pjesë e varfërisë së kafshëve të gjuetisë është e shkaktuar edhe nga gjendja e rëndë e pyjeve. Moratoriumet ndalojnë (gjuetinë, prerjet në pyje etj.), dhe për këtë bëjnë mjaft mirë! Me sa duket sikur e gjithë barra i bie Shërbimit Pyjor apo Inspektoratit Mjedisor! Po ua lamë këtë barrë vetëm këtyre, le ta themi që në fillim se gjendja në Pyje dhe kafshë të egra nuk mund të përmirësohet kurrë! 

Shkatërrimi i pyjeve në Shqipëri, mendime për përmirësimin

Pyjet janë pasuri kombëtare që japin frymëmarrje (oksigjen), ushqim dhe strehë për të gjitha gjallesat, përfshirë dhe njeriun. Pyjet dhe mbulesa bimore në përgjithësi janë barriera kryesore e mbrojtjes së tokës nga erozioni dhe rezerva kryesore ujore e saj. Ato mbajnë klimën të mos trazohet, mbrojnë tokat të mos shkojnë në det, mbrojnë ujërat etj. Stërgjyshërit tanë janë strehuar dhe kanë mbijetuar në shekuj falë maleve dhe pyjeve tona; edhe në të ardhmen ne apo stërnipërit tanë do të gjejmë strehë po në këto pyje në rast nevoje nga ndryshimet e klimës apo tallazet e tjera të jetës.